Disa mënyra të thjeshta për të qenë më të lumtur

Nëse nuk përjetoni momentin, mund të humbisni shansin për të përjetuar kënaqësitë e vërteta të jetës. Dhe këto nuk kanë të bëjnë me festimin e ditëlindjeve apo me ceremoninë e diplomimit, por me përjetimin e çasteve të vogla tek të cilat gjendet kuptimi i vërtetë i lumturisë.

buzeqeshShijoni momentet- mos investoni kohë për të menduar se si do ndjeheshit nëse do ju ndodhte diçka e bukur në jetë, sepse kjo mund t’ju privojë nga ndodhitë e momentit, thotë psikologu klinik Daniel Siegel.  Fokusohuni çdo ditë tek gjërat që ju bëjnë të ndjeheni të lumtur, psh. të takoni një mik apo të bëni një shëtitje.

Shkëputuni nga e kaluara- shpeshherë ngelemi të fokusuar tek e kaluara duke humbur kështu mundësinë për të përjetuar të tashmen. Shumë prej nesh e mundojnë veten me pyetje nga më të ndryshmet dhe harrojnë se ajo që ka kaluar nuk ndryshon më, pavarësisht gjithçkaje. Në vend të kësaj, më mirë evidentoni gabimin që keni bërë dhe mundohuni të mos e përsërisni në një situatë të ngjashme në të ardhmen.

Reflektoni mbi botën- të reflektosh do të thotë të jesh i ndërgjegjshëm për veprimet e tua. Por reflektimi nuk është i domosdoshëm të ndodhë duke e ndarë me të gjithë. Nëse keni një opinion mbi diçka që ka ndodhur, mund të telefononi një mik të ngushtë e jo ta shpërndani atë në profilin tuaj në “facebook”.

Mendimet dhe ndjenjat janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën dhe janë ato që vendosin balancën. Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi