Shumë pak persona e dinë se bamjet kanë veti kuruese për shumë sëmundje si për ato respiratore, sistemin urinar, diabetin, hipertensionin, dhe kjo sidomos për moshat e treta.
Në bazë të statistikave botërore, bamja hyn tek ushqimet më të refuzuara sipas raportimeve të preferencave ushqimore dhe ja disa arsye përse bamjet duket të jenë pjesë e pandarë e dietës suaj gjatë këtij sezoni.
Të dhënt mjeksore tregojnë se bamjet luftojnë deri në tre lloje kanceri, atë të gjirit, të prostatës dhe kancerit të lëkurës, gjithashtu ndihmojnë në përmirësimin e nivelit të kolesterolit në aparatin tretës.
Ndihmojnë në trajtimin e diabetit duke ndikuar në përthithjen e sheqerit nga aparati tretës, përmirëson rregullsinë e aparatit tretës në sajë të përmbajtjes së lartë të fibrave, ushqejnë mikroflorën e aparatit tretës duke përforcuar kështu imunitetin tuaj si dhë janë një ushqyes përfekt me vitaminë C për lëkurën.
Gjithashtu renditen si një ushqim të përsosur për gratë shtatzëna pasi janë të pasura me folate dhe vitaminën B-6.



