Disa pika për të siguruar një plakje të mirë mendore

Parandalimi për problemet me kujtesën duhet të fillojë përpara lindjes dhe duhet të kryhet pikërisht nga prindërit kur konceptojnë krijimin e një qenieje të re njerëzore. Familja nuk duhet të ketë në trashëgiminë e saj të sëmurë të tillë, të ushqyerit e nënës gjatë barrës nuk duhet ët jetë i çekujlibruar ose i mangët, ushqyerja e fëmijës në muajt dhe vitet e para të jetës duhet ët jetë e balancuar dhe e plotë.

  • kujtesaTë ushqyerit zakonisht duhet të jetë korrekt, produkti i një edukate të shëndoshë të ushqyerjes, disa të dhëna ngushëlluese që mund të përdoren edhe sot: pihet aktualisht të paktën 9 % qumësht i paskremuar për rreth 12 vjet të jetës, konsumohet bukë e lyer me gjalpë në të paktën 32 %, e në dietën mesatare vezët zenë të paktën 30 %, pakësimi i konsumit ët yndyrnave shtazore afrohet te 57 % dhe është kompensuar nga një rritje e përdorimit të yndyrnave bimore.
  • Alkooli dhe duhani duhen konsideruar tamam si droga, që hap pas hapi mbysin dhe shtypin çdo aktivitet të qelizave nervore të trurit. Nëse efektet dëmtuese të duhanit janë të lidhura me numrin e cigareve të pira, në kohëzgjatjen e periudhës së pirjes, me llojin e cigareve të pira, në mënyrën se si pihet, efektet e dëmshme të alkoolit janë gjithmonë për t’u parur frikë në dëmtimet që shkaktojnë në tru.
  • Jeta pa aktivitete ndikon negativisht edhe mbi gjendjen e trurit, kështuqë nevojitet njëfarë aktiviteti fizik i rregullt, praktikimi i ndonjë sporti, kryerja e një forme të aktivitetit ët punës edhe pas daljes në pension.
  • Hobet (pasionet) janë një nga mënyrat më të lehta për të mbajtur gjallë flakën e inteligjencës, ashtu si dhe rikthimi i herëpashershëm në nocionet bazë artistike, teknike, spekuluese ose edhe thjesht koleksionistike e gjallëron dhe e rifreskon memorien duke ndaluar atrofizimin dhe uljen e aftësive krijuese të saj.
  • Është e nevojshme të përjashtohet nga jeta e gjithsecilit çdo tendencë egoistike, qe ngushton horizontet shpirtërore dhe ngre në mënyrë të vazhdueshme barrierat ndërmjet botës që na rrethon dhe individit. Të mësohet për të jetuar dhe për nevojat dhe kërkesat e të tjerëve. Është një mënyrë për t’u mbajtur aktivë dhe elastikë edhe mendërisht kur nuk kemi probleme personale urgjente përët zgjidhur./ Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?