Disa produkte jo të shëndetshme që përdorni çdo ditë

Sapun antibakterial: sapunët antibakterial nuk janë aq të efektshme, thotë Elain Larson, profesor i epidemiologjisë në Universitetin Kolumbia. Është  e qartë se në një shtëpi të shëndetshme, sapuni antibakterial nuk mund t’ju ndihmojë shumë,” thotë ai. Lani duart me sapun të thjeshtë dhe ujë, është mënyra më e efektshme për të mbajtur larg mikrobet.

Karrigia e punës: rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, obezitetit dhe vdekshmërisë (lista vazhdon). Për fat të keq, hulumtimi gjithashtu tregon se edhe nëse ushtroheni rregullisht në palestër, kjo nuk është e mjaftueshme për të kompensuar qëndrimin ulur gjithë ditën në punë, dhe pastaj natën para televizorit. Çohuni vazhdimisht dhe ecni për të mbushur një gotë ujë ose për të biseduar me një koleg. Ecja për 2 minuta çdo 2 orë punë redukton rrezikun e vdekshmërisë në 23%, sipas një studimi të 2015 të publikuar në Gazetën Klinike të Shoqërisë Amerikane të Nefrologjisë.

Mjetet e pedikyrit: mbartin shumë papastërti. Kur pastroni kutikulat jeni duke transferuar bakterie në lëkurën rreth thonjve gjë e cila mund të çojë në infeksione apo sëmundje të lëkurës.

Lani mirë mjetet me sapun dhe ujë çdo herë që i përdorni . Çdo person reagon ndryshe ndaj baktereve kështu që bakteret të padëmshme për ju mund të shkaktojnë infeksion tek shoku, vëllai apo partneri.

Kafshët prej pelushi: janë magnet për pluhurin, thotë dr. Volbert, dhe merimangat pluhur janë fajtori më i madh i teshtitjes, rrufës, syve të kuq. Pluhuri tek kafshët e pellushit  mund të nxisë alergji në pjesëtarët e familjes suaj.

Mbani një ose dy arushë në shtratin tuaj dhe mbajeni pjesën tjetër në raft.  Ajrosini çdo dy javë, sugjeron Volbert./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm