Disa rregulla për larjen e fytyrës

Rregulli primar për të pasur një lëkurë të butë të pastër dhe pa shenja lodhje është larja e saj me kujdes para gjumit. Ja hapat që duhet të ndiqni për të pastruar fytyrën nga lodhja e një dite të gjatë:

  • fytyraUjë dhe sapun- çfarëdo lloj të jetë lëkura e fytyrës suaj, e rëndësishme është të përdorni ujë të bollshëm dhe sapun për të larguar mbetjet kozmetike apo papastërtitë e tjera të akumuluara gjatë ditës. Sapuni i mirë është një faktor i rëndësishëm në këtë proces.
  • Këshillohet të përdorni sapun me përbërje bimore, edhe në formën e lëngshme apo xhel. Duhet të jetë pa aromë dhe i butë.
  • Sigurohuni që procesi i larjes të zgjasë 30 sekonda, mos harroni të lani qepallat.
  • Përdorni ujë të ngrohtë, pasi ndihmon në zgjerimin e venave dhe rrit qarkullimin e gjakut.
  • Më pas shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë pasi ndikon në ngushtimin e venave dhe uljen e qarkullimit të gjakut (në këtë mënyrë keni përfituar një masazh në fytyrë).
  • Përdorni peshqir të thatë për të fshirë ujin e mbetur në fytyrë, pasi kjo ndihmon për eliminimin e qelizave të vdekura dhe kujdesuni ta përdorni në drejtim të kundërt nga tërheqja e gravitetit.
  • Aplikoni një hidratues të rekomanduar nga mjeku dermatolog, i cili i përshtatet lëkurës suaj./Elle magazine/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës