Disa rregulla për t’u zgjuar më të bukur

Pas një ditë të gjatë dhe të lodhshme, ajo që çdokush dëshiron, është një gjumë i qetë. Por asnjëherë nuk duhet të bini në gjumë pa praktikuar këto “rituale bukurie”.

larja e dhembeve furcaBëni dush- para se të flini bëni një dush të ngrohtë dhe relaksohuni. Në mënngjes do të ndjeheni më të çlodhur dhe sigurisht më të bukur.

Hiqni tualetin nga fytyra- grimi i mbartur gjatë gjithë ditës mund të bllokojë poret e lëkurës e për rrjedhojë mund t’ju dalin puçra madje edhe rudha të parakohshme.

Pastrojeni fytyrën para se të flini pa marrë parasysh sa të lodhur mund të jeni.

Lani dhëmbët- studimet trgojnë se moslarja e dhëmbëve para se të flini mund të sjellë probleme të rënda shëndetësore, prandaj mos e evitoni.

Larja e dhëmbëve vetëm në mëngjes nuk mjafton.

Pini një gotë ujë të përzier me limon- mos u shqetësoni, ky proces nuk do t’ju bëjë të çoheni në mes të natës për të shkuar në banjo. Është vetëm një gotë ujë. Nëse e pini para se të flini, në mëngjes lëkura juaj do të shkëlqejë dhe do të ndjeheni më mirë gjatë gjithë ditës.

facewMeditoni- shpesh problemet e lëkurës lidhen me stresin, prandaj sipas studimeve meditimi ju ndihmon të largoni stresin dhe për pasojë do të keni lëkurë të shndritshme.

Shpëtojini mendimeve negative dhe flini të qetë e të lumtur kështu edhe zgjimi do të jetë më i mirë./ Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë