Disa teknika efektive për të eliminuar zbokthin!  

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

zbokth iFlokët janë gjysma e bukurisë, e bukuria e flokëve fillon nga lëkura e kokës, për këtë arsye kujdesi që duhet të tregoni për lëkurën e kokës është i rëndësishëm për flokë të shëndetshëm.

Një ndër problemet më shqetësuese është zbokthi, aq sa mund të bëhet një mankth i vërtetë për femrat, edhe pse ky është zakonisht një problem mashkullor. Hapi i parë që duhet të bëni, është të përdorni një shampo kundër zbokthit specifike, ose mund të përgatisni receta natyrale në shtëpi për ta luftuar atë.

Kosi bën çudira për largimin e zbokthit. Vëreni në lëkurën e kokës dhe mbajeni rreth 15 minuta para larjes. Më pas mund të lani flokët si zakonisht.

Një lugë kafeje me lëng të freskët limoni vendoseni në ujin e fundit me të cilin shpëlani flokët pas larjes,  është ilaç i mirë për zbokthin e shkaktuar nga lëkura e yndyrshme e kokës. Këtë trajtim mund ta përsërisni një herë në javë.

Ujë nga panxhari i zierë: Me këtë ujë masazhoni lëkurën e kokës çdo mbrëmje para gjumit. Mund të përdorni edhe rrepë të bardhë, sepse llojet e kuqe lënë  njolla në jastëk.

Burimi: http://www.healthysuite.net/shendeti.com.al

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës