Disa ushqime që na ndihmojnë të humbasim kalori

Përshtati në shqip: Elena Beta

Ka shumë ushqime që ndihmojnë në djegien e kalorive dhe humbjen e peshës, por jo gjithmonë shija e tyre hyn në preferencat tona. Ja disa ushqime shumë të shijshme dhe njëkohësisht  me përfitime shëndetësore të mahnitshme. Provoni të shtoni disa prej tyre në dietën tuaj javore dhe sigurisht t’i kombinoni ato me ushtrime gjimnastikore. Në këtë mënyrë mund të digjni kalori dhe njëkohësisht të përmirësoni shëndetin.

QitroQitro

Përshpejton tretjen në metabolizmin tuaj. Qitro është një frut i pasur me fibra dhe ndihmon në stabilizimin e nivelit të glukozës në gjak.  Qitron mund ta shtoni në sallatë ose ta pini në formë lëngu.

Selinoja

Sekreti i selinosë është shumë i thjeshtë: ajo përmban pak kalori dhe djeg më shumë nga sa hani. Selinoja kryesisht përbëhet nga uji dhe kjo është arsyeja pse përdoret si një dietë e ekuilibruar. Ajo që duhet të dini për selinonë, është se nuk këshillohet të përdoret vetëm, pasi nuk do të merrni mineralet e nevojshme ushqimore, kështu që mund të përdoret e kombinuar me ushqime të tjera.

Mengjes me dritheraDrithërat

Studimet tregojnë se drithërat janë të shëndetshme dhe ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet kronike. Drithërat janë të pasura me minerale, karbohidrate, vitamina dhe nuk përmbajnë yndyrë. Ato marrin shumë kohë për t’u tretur kështu që nuk do të ndjeni uri për një periudhe të gjatë kohe.

Çaji jeshil

Nëse ende nuk keni zbuluar se çaji jeshil është një përforcues i metabolizmit, është koha ta bëni atë! Kjo pije aziatike ekzotike për disa është një ritual i zakonshëm, pa harruar vetitë e shëndetshme që ka. Është i pasur me antioksidantë, vë në lëvizje metabolizmin dhe ndihmon të humbisni peshë. Thjesht pini një filxhan çaji jeshil në ditë dhe i bëni një favor të madh trupit tuaj.

avokado 2Avokado

Avokado ka përfitime të shumta shëndetësore, redukton nivelin e kolesterolit, shëron plagët, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru. Është gjithashtu i mirë për sytë dhe flokët.  Ju mund të hani një gjysmë avokado me domate dhe kripë si një mëngjes të shëndetshëm. Disa mënyra të tjera për ta kombinuar atë është nëse e hani me spinaq dhe sallatë jeshile ose me kanellë dhe qumësht kokosi.

Erëzat

Ushqimi me erëza i përket grupit të ushqimeve që ndihmojnë për të djegur kalori më shpejt.  Erëzat nuk përmbajnë kalori. Piperi i kuq është një nga erëzat që mund ta përdorni shpesh, por duhet të siguroheni të lexoni listën e përmbajtjes para se ta shtoni atë në pjatën tuaj.

Kafe

Askush nuk mund ta imagjinojë fillimin e ditës pa një filxhan kafe. Të gjithë e dimë që shkak për këtë është kafeina, e cila na ndihmon të ndihemi të gjallë dhe vigjilent.  Si pasojë e sasisë të kafeinës gjaku merr më shumë oksigjen dhe digjen më shumë kalori. Nëse mundoheni të zëvendësoni sheqerin me pak kanellë, do të jetë një zgjedhje shumë e mirë.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe