Kryefaqja Shendeti a-z D Disfagia, vështirësia në gëlltitje – pse nuk duhet të injorohet?

Disfagia, vështirësia në gëlltitje – pse nuk duhet të injorohet?

0
Shpërndaje

Gentjana Sinaj, logopede, pedagoge në Universitetin e Mjekësisë Tiranë

Disfagia është vështirësia në gëlltitje. Njerëzit me disfagi ndonjëherë nuk janë të vetëdijshëm nëse e kanë ose jo.

Mund të jetë një ndjesi që sugjeron vështirësi në kalimin e solideve ose lëngjeve nga goja në stomak, mungesë e ndjesisë faringjale ose pamjaftueshmërisë  të mekanizmit të gëlltitjes.  Disfagia dallohet nga simptomat e tjera përfshirë këtu odynophagia, e cila përkufizohet si gëlltitje e dhimbshme, dhe globus, që është ndjesia e një gunge në fyt.  Një person mund të ketë disfagi pa odynophagia (mosfunksionim pa dhimbje), odynophagia pa disfagji (dhimbje pa mosfunksionim) ose të dyja së bashku.  Një disfagi psikogjene njihet si fagofobi. Disa shenja dhe simptoma të dysfagisë orofaringeale përfshijnë vështirësi për të kontrolluar ushqimin ose pështymën në gojë, vështirësinë në fillimin e një gëlltitje, kollitjen, mbytjen. Vendi aktual i obstruksionit është gjithmonë në ose nën nivelin në të cilin perceptohet niveli i pengesës. Simptoma më e zakonshme e dysfagisë ezofageale është pamundësia për të gëlltitur ushqim të ngurtë.

Komplikimet

Komplikimet e dysfagisë mund të përfshijnë aspirimin, pneumoni, dehidrim dhe humbje peshe.

Klasifikimi

Disfagia klasifikohet si më poshtë:

  • Disfagia orofaringeale
  • Disfagia ezofageale dhe obstruktive

 Simptomat  neuromuskulare komplekse

Disfagia funksionale (përcaktohet në disa pacientë se nuk ka ndonjë shkak organik për disfaginë që mund të gjendet).

Ekzaminimet 

  • Ezofagoskopia dhe laringoskopia mund të japin pamje të drejtpërdrejtë të lumenëve.
  • Radiografia e kraharorit mund të tregojë nivelin e lëngut të ajrit në mediastinum.
  • Studimi i lëvizshmërisë ezofageale është i dobishëm në rastet e akalazisë dhe spazmave.
  • Citologjia eksfoliative mund të kryhet në lavazh ezofageal, mund të zbulojë qelizat malinje në fazën e hershme.
  • Ultrasonografia dhe skanimi i CT nuk janë shumë të dobishëm  në gjetjen e shkakut të disfagisë.
  • FEES (Vlerësimi Fibreoptik endoskopik i gëlltitjes), kjo procedurë përfshin që pacienti të hajë konsistenca të ndryshme.

 Trajtimi Logopedik

Trajtimi logopediki i disagisë orafaringeale konsiton në riaftësimin e ushqyerjes së pacientëve me mënyrën e duhur të gëlltitjes dhe kollitjes.

  • Ushtrime për tonusin dhe lëvizshmërinë  e buzëve.
  • Manovra posturale e terheqjes së kokës mbrapa gjatë gëlltitjes.
  • Ushtrime të thithjes së faqeve kombinuar me aktin e gëlltitjes
  • Presim te buzës së poshtme me ndihmën e gishtave
  • Ushtrime të lëvizjes së gjuhës majtas- djathtas- lartë- poshtë.
  • Ushtrime të lëvizjes së gjuhës anteriore- posteriore.
  • Manovrime të ruajtjes së rrugëve ajrore supraglotike
  • Ushtrime të ngritjes laringeale
  • Ushtrime të vibrimit të gjuhës dhe buzëve
  • Kthimi i kokës në drejtimin e  kompromentuar gjatë aktit të gëlltitjes
  • Ushtrime glotike
  • Manovra Shaker

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here