Kryefaqja Box 3 Dismenorrea: Çfarë i shkakton menstruacionet e dhimbshme? Simptomat dhe trajtimi

Dismenorrea: Çfarë i shkakton menstruacionet e dhimbshme? Simptomat dhe trajtimi

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Menstruacionet e dhimbshme quhen ndryshe dismenorrea. Ekzistojnë dy lloje të dismenorresë: primare dhe sekondare.

Dismenorrea primare ndodh tek femrat që përjetojnë dhimbje para dhe gjatë menstruacioneve. Nëse keni pasur menstruacione normale që bëhen të dhimbshme më vonë në jetë, mund të jetë dismenorrea dytësore. Një gjendje që prek mitrën ose organet e tjera të legenit, të tilla si endometrioza ose miomat e mitrës, mund të shkaktojnë perioda të dhimbshme.

Cilat janë shkaqet?

Nuk dihet akoma shkaku kryesor që i shkakton periodat e dhimbshme. Por këtu do të paraqesim disa nga shkaqet që ndikojnë:

  • Mosha nën 20 vjeç
  • Gjenetika : nëse nëna juaj ka pasur të njëjtin problem
  • Pirja e duhanit
  • Gjakderdhja e rëndë
  • Puberteti i arritur para moshës 11 vjeç
  • Hormoni i quajtur prostaglandin, i cili shkakton tkurrje të muskujve në mitrër dhe për pasojë shkakton dhimbje gjatë ciklit menstrual/

Cikli menstrual i dhimbshëm mund të vijë dhe si pasojë e këtyre sëmundjeve/sindromave:

  • Sindroma premenstruale
  • Endometrioza
  • Fibroidet në mitër
  • Sëmundja inflamatore e legenit
  • Adenomioza
  • Stenoza e qafës së mitrës

Diagnostifikimi

Nëse mjeku juaj mendon se një çrregullim themelor po shkakton simptomat tuaja, ata mund të kryejnë teste të imazhit. Këto mund të përfshijnë:

  • Ekografi
  • skanim CT-
  • MRI

Kur duhet të shkoni tek mjeku?

Nëse dhimbja menstruale po ndërhyn në aftësinë tuaj për të kryer detyrat themelore çdo muaj, mund të jetë koha të flisni me një gjinekolog.

 

Flisni me mjekun nëse keni këto simptoma:

  • Nëse keni të paktën 3 cikle të dhimbshme menstruale
  • Nëse keni kaluar mpiksje gjaku
  • Nëse keni ngërçe të shoqëruara me diare dhe/apo të vjella
  • Nëse keni dhimbje pelvike kur nuk keni menstruacione

Dhimbjet e papritura ose dhimbja e legenit mund të jenë shenja infeksioni. Një infeksion i patrajtuar mund të shkaktojë ind mbresë që dëmton organet e legenit dhe mund të çojë në infertilitet./ shëndeti.com.al / HealthLine

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here