Dispanceria e Tiranës me aparat të ri Radiografie

Qendra e vetme shëndetësore me shërbim të specializuar ambulator për të gjithë të sëmurët me probleme në mushkëri në Tiranë është pajisur tashmë me një aparat të ri të radiografisë televizive, e cila do të rrisë ndjeshëm cilësinë ë shërbimit ndaj pacientëve.Dispanceria e Tiranes Numri i pacientëve që marrin shërbimin shëndetësor në Qendrën Shëndetësore nr. 4, ose sic njihet ndryshe “Dispanceria”, është rritur shumë, duke shkuar në rreth 35 mijë ekzaminime në vit.

Lajmi u bë i ditur gjatë vizitës që Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, zhvilloi sot (15/02/2016) në këtë qendër shëndetësore, ku u takua me mjekë, infermierë e punonjës të këtij institucioni, si dhe qytetarë që marrin shërbimin shëndetësor në këtë qendër.

“Ky është një investim i rëndësishëm për këtë qendër shëndetësore, me një vlerë prej 5 milionë lekësh të reja për blerjen e pajisjes së aparatit të radiografisë. Aparati i radiografisë ishte një pajisje e vjetër, e cila bënte ekzaminimet të një cilësie shumë të dobët. Tashmë, kemi këtë pajisje shumë më të re, mjekët u shërbejnë shumë më mirë dhe shumë më shpejt pacientëve, reduktojmë flukset për në Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi’ dhe sigurisht angazhimet e marra për të ofruar shërbim pa pagesë”, tha Beqaj.

Drejtuesja e kësaj QSH-je, Entela Nako, u shpreh se kjo pajisje do ta rrisë ndjeshëm cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve, ndërkohë që theksoi: “Konsultat dhe vizitat tek ne janë tashmë edhe më lirë për personat e pasiguruar. Nëse deri më dje do të paguanin 2000 lekë, me tarifat e reja këta pacientë do të paguajnë vetëm 100 lekë, sigurisht duke zbatuar sistemin e referimit. Edhe pagesa për ekzaminimin radiologjik ka pësuar ulje në 100 lekë nga 500 që ka qenë më parë”.

Qendra Shëndetësore e Dispancerisë ka kryer 35 657 vizita shëndetësore në 2015, prej të cilave 2 150 ekzaminime bakteriologjike për TBC, 1 415 ekzaminime klinike, 2 016 Rö-grafi pulmonare, rreth 30 000 Rö-skopi pulmonare dhe 6 500 ekzaminime spirometrike./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025