Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut 2016: Gjaku na bashkon të gjithëve

Blertina Koka / Shëndet+

gjak5

Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut organizohet më 14 qershor të çdo viti për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi rëndësinë e dhurimit të gjakut për të shpëtuar shumë jetë njerëzish. Që prej vitit 2004, çdo vit në 14 qershor në shumë vende të botës është organizuar kjo ditë për të inspiruar njerëzit që të dhurojnë gjak, si dhe për të falënderuar ata që i janë përgjigjur thirrjes “Dhuro gjak, shpëto një jetë”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur që këtë vit kjo nismë të ketë temën “Gjaku na bashkon të gjithëve”.

“Fushata ka si qëllim të nxjerrë në pah historitë e njerëzve jeta e të cilëve është shpëtuar nga dhurimi i gjakut, për të motivuar dhuruesit e rregullt të gjakut të vazhdojnë të japin gjak, dhe të motivojmë njerëzit në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët nuk kanë dhuruar asnjëherë gjak, të fillojnë ta bëjnë një gjë të tillë, sidomos të rinjtë”, shkruan Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Të dhurosh gjak është një akt solidariteti human që shpëton jetën e njerëzve në nevojë. Ajo është dhurata më e çmuar që ne mund t’i bëjmë një njeriu tjetër që ka nevojë. Ajo është dhurata e jetës./ https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara