Dita Botërore e Diabetit, informim me “Shëndet Plus”

1

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit ditën e enjte u realizua Panairi i Shëndetit nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal dhe Ministria e Shëndetësisë. Në mbështetje të këtij panairi ishte edhe UNFPA si partner i rëndësishëm në fushën e shëndetit publik.

Te parku “Rinia” nga ora 9:00 deri në orën 11:00 u realizuan matje falas të diabetit, konsulta me mjekë  specialistë si dhe u shpërndanë falas materiale promovuese.

Kryefjalë e kësaj dite ishte informimi dhe sensibilizimi rreth diabetit. Qytetarët kryeqytetas dhe jo vetëm, u informuan në mënyrë të detajuar rreth simptomave, diagnostikimit dhe parandalimit të kësaj sëmundjeje. Në stendat e vendosura pranë këtij parku u bë e mundur edhe matja falas së Glicemisë me anë të së cilës çdo qytetar mund të evidentonte nëse ishte apo jo, i prekur prej diabetit.

E pranishme në këtë aktivitet, gazeta “Shëndet Plus” u gjend përpara një radhë të gjatë qytetarësh për të ofruar falas informacione mbi diabetin apo patologji të ndryshme.

Të dhëna për vendin tonë

2Prevalenca e Diabetit në vendin tonë në popullatën adulte është 1.9%, që do të thotë se kemi afërsisht 60 mijë diabetikë të njohur. Në fakt numri duhet të jetë 2-3 herë më i lartë, pasi në disa kontrolle të kryera në Tiranë (2004, 2006, 2008, 2009, 2010) prevalenca e Diabetit të padiagnostikuar ka qenë 3-4%, që do të thotë se në realitet shifra e përafërt e diabetikëve duhet të jetë 120-150 mijë.

Mosha më e prekur nga diabeti është grupmosha 40-65 vjeç që përbën gati 40% të rasteve, por diabeti tip 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç . Pikërisht këtu qëndron edhe rreziku i diabetit që po prek moshat që janë aktive për punë, por këmbanat po bien sepse forma e diabetit 2 po takohet edhe tek fëmijët.

Diabeti që takohet më shumë është diabet tip 2 me 90% dhe 10% diabet tip 1. Diabeti është një sëmundje me zhvillim të ngadaltë dhe shpesh të” heshtur”, ndaj thelbësore është sensibilizimi, informimi i komunitetit për njohjen e diabetit

Postime të ngjashme

Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve