Dita Botërore e Farmacistëve – 25 shtator 2019

25 shtatori shënon Ditën Botërore e Farmacistëve!

Në kuadër të Ditës Botërore të Farmacistëve, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, pranë sheshit Skënderbej do të ofrojë falas për qytetarët shërbime si; matje tensioni, matja e peshës, tesit i glicemisë. Këto shërbime ofrohen në përputhje me neni 39 të ligjit 105/2014 “Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik”.

Ashtu sikurse ka përcaktuar FIP, për këtë vit, kjo ditë do të jetë nën moton “Barna të sigurta dhe efektive për të gjithë”. Kjo tematikë ka për synim të promovojë rolin kryesor të farmacistit në ruajtjen dhe sigurinë e pacientit, nëpërmjet përdorimit në mënyrën e duhur të barnave.

Në këtë ditë, presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, znj. Diana Toma ka një mesazh për të gjithë kolegët.

Mesazhi i plotë:

Të nderuar kolegë farmacistë!

Ju, që në të përditshmen tuaj, jeni një shoqërues i domosdoshëm në rrugëtimin e shëndetshëm jetësor, duke u kthyer për pacientin në dëgjuesin më të mirë, orientuesin dhe konsultuesin e tij, garantin për trajtimin e problemeve shëndetësore, burim i pashtershëm informacioni mjekësor, 25 shtatorin, e përjetoni si një ditëlindje të dytë tuajën, pasi jeta jonë është lidhur paszgjidhshmërisht me profesionin tonë.
Të jesh farmacist, do të thotë që në jetën tënde të kesh pranuar të ndihesh i misionizuar.
Të jesh farmacist, do të thotë që gjithashtu të ndihesh një student i përjetshëm.
Në një ditë si kjo e sotmja, dëshiroj të shpreh një falenderim për të tërë brezat e farmacistëve shqiptarë, të cilët me investimin individual, të grumbulluar ndër breza, kontribuan në zhvillimin e farmaceutikës shqiptare.

Ia uroj këtë ditë kolegëve tanë në Kosovë.
Përshëndetje për cilindo koleg farmacist në mbarë botën.

Të nderuar kolegë farmacistë! – Gëzuar Ditën Botërore të Farmacistëve!

Diana TOMA
Presidente UFSH

Postime të ngjashme

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet