Dita Botërore e Hepatitit: Koha për t’u testuar, trajtuar dhe kuruar

28 korriku shënon Ditën Botërore të Hepatitit. Mesazhi për këtë vit është: “Hepatiti: Koha për t’u testuar, koha për t’u trajtuar, koha për t’u kuruar”.

Hepatiti viral është një grup sëmundjesh infektive të mëlçisë (të njohura si hepatiti A, B, C, D dhe E), që prek qindra miliona njerëz në mbarë botën çdo vit, duke shkaktuar sëmundje akute e kronike të mëlçisë, deri dhe vdekje.

Në veçanti, hepatiti viral B dhe C prek rreth 325 milionë njerëz në mbarë botën dhe janë shkaqet kryesore të kancerit të mëlçisë.

Të paktën 60% e rasteve të kancerit të mëlçisë janë për shkak të testimit dhe trajtimit të vonuar të hepatitit viral B e C. Shkalla e ulët e testimit dhe trajtimit është pengesa kryesore për eliminimin e hepatitit viral.

Hepatiti B dhe C janë infeksione kronike që nuk mund të shfaqin simptoma për një periudhë të gjatë kohe. Në mbarë botën, 300 milionë njerëz jetojnë me hepatit viral dhe nuk e dinë këtë. Pa identifikuar të infektuarit e padiagnostikuar dhe të pamjekuar, miliona njerëz do të vazhdojnë të vuajnë dhe miliona jetë do të humbasin.

Këto infeksione mund të parandalohen, por shumica e njerëzve nuk e dinë se si.

10 GJËRAT QË DUHET TË DINI RRETH HEPATITIT VIRAL

  • Hepatiti viral B dhe C janë sfida të mëdha shëndetësore
  • Hepatiti viral B dhe C janë shkaqet kryesore të kancerit të mëlçisë
  • Testimi dhe trajtimi në kohë i hepatitit viral B dhe C mund të shpëtojë jetë
  • Hepatiti viral shkakton sëmundje me pasoja të rënda dhe u ngarkon familjeve një barrë të madhe ekonomike
  • Hepatiti viral është kthyer në një vrasës të madh për shkak të mungesës së vëmendjes globale
  • Gjatë 15 viteve të fundit është rritur numri i vdekjeve nga hepatiti viral
  • Në të njëjtën kohë po rritet numri i njerëzve që infektohen rishtaz me hepatit viral
  • Hepatiti prek njerëzit më të rrezikuar
  • Hepatiti mund të parandalohet, të diagnostikohet, të trajtohet dhe madje të shërohet
  • Ju mund të ndihmoni në eliminimin e hepatitit

Burimi: ISHP / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital