Dita Botërore e HIV/AIDS: Temat seksuale, ende tabu

Elona Tereziu / Shendeti.com.al

Temat seksuale janë ende tabu. Kështu shprehen të rinj e të rritur të cilët iu bashkuan aktivitetit të zhvilluar nga shoqata “Together for Life”, mbështetur nga UNFPA, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër HIV/AIDS.aktivitet

Stendës me materiale informuese të ngritur në parkun “Rinia” në Tiranë iu afruan prindër dhe të rinj, të cilët ishin shumë të interesuar mbi çështjet e edukimit seksual, teksa paraqitën interes si për informacionin që jepej, ashtu edhe për shpërndarjen e kondomëve.

Ndër materialet informuese që u shpërndanë për qytetarët, ishin edhe gazeta “Shëndet+” me intervista me mjekë infeksionistë, lidhur me IST dhe shëndetin seksual në tërësi.

Të pyetur nëse janë të informuar sa duhet lidhur me infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST) dhe masat mbrojtëse, qytetarët e veçanërisht të rinjtë, u shprehën se kanë informacion, por megjithatë në një pjesë të shoqërisë tema të tilla vazhdojnë të mbeten ende tabu.

“Të rinjtë shqiptarë janë deri diku të informuar përsa i përket shëndetit seksual, por ajo që mbetet problem është se tema të tilla vazhdojnë të mbeten tabu në shumë familje shqiptare. Megjithatë, unë do t’u bëja thirrje të rinjve që, kur bëhet fjala për shëndetin seksual, nuk ka drojë”. Kështu u shpreh Imelda me profesion infermiere.

el-peNdërkohë që Xhoi, aktivist i shoqërisë civile, i cili iu bashkua aktivitetetit duke u bërë thirje të rinjve që ta kërkojnë informacionin dhe të mos kenë ndrojë: ”Duke u bazuar tek rrethi shoqëror  që kemi e marrim për të mirëqenë se jemi të informuar, por harrojmë se jo të gjithë jemi të hapur ndaj këtyre diskutimeve. Tema të tilla vazhdojnë të konsiderohen tabu edhe këtu në kryeqytet”, u shpreh Xhoi.

Ndërkohë, Elena Beta, koordinatore projekti pranë shoqatës “Together for Life” tha se ky aktivitet ishte zhvilluar me qëllim dhënien e informacionit. “U bënë tashmë disa vite që shoqata jonë është pjesë e aktiviteteve që zhvillohen në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër HIV/AIDS.

canon-powershot-s95441Ajo që kemi vënë re, është se ka një interes të madh jo vetëm të rinjve, por edhe të vetë prindërve, të cilët kërkojnë që fëmijët e tyre të informohen sa më shumë, në mënyrë që të dinë të mbrojnë veten dhe të jenë të shëndetshëm. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të ofrojmë rregullisht informacion shëndetësor për të gjithë”.

Në fakt, qytetarë të shumtë përshëndetën nismën e shoqatës “Together For Life”, duke kërkuar që informacioni lidhur me HIV/AIDS dhe masat mbrojtëse të promovohet sa më shumë dhe sidomos mes të rinjve.

elena333HIV/ AIDS vazhdon të mbetet një sfidë e shëndetit publik në nivel global. Sipas statistikave të ISHP-së, më shumë se 35 milionë njerëz kanë vdekur deri tani nga shkaqe të lidhura me HIV, ndër të cilët 1.1 milionë vetëm në vitin 2015. Ndërkohë që në Shqipëri deri në vitin 2015 numri i rasteve të raportuara rezulton të jetë rreth  870.

canon-powershot-s95467

canon-powershot-s95406

aktivitet1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

canon-powershot-s95460

canon-powershot-s95452

Postime të ngjashme

Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027