Dita Botërore e HIV/AIDS, “Together for Life” dhe “Shëndet+” shpërndajnë informacion për të gjithë

Aktiviteti parku Rinia 01 dhjetor 2015 (12)

Shoqata “Together for Life” në bashkëpunim me gazetën “Shëndet+” ngritën një stendë në parkun “Rinia” në Tiranë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër HIV/AIDS.

Prindër dhe të rinj u afruan pranë stendës për të marrë më tepër informacion lidhur me këtë ditë, teksa ishin shumë të interesuar edhe për shpërndarjen e kondomëve. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë nuk pati drojë në marrjen e kondomëve edhe nga moshat e mëdha. “I marr për fëmijën tim. Ndodh jo rrallë që t’ia blej unë kondomët”, tha një prind, i cili tregoi se përpiqet që ta edukojë të birin që të ruajë veten dhe të tregohet i kujdesshëm në jetën e tij seksuale.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të fushatës “No Hate Speech/Jo Gjuhës së Urrejtjes”. Përfaqësuesit e shoqatës dhe të gazetës zhvilluan biseda me qytetarë të pranishëm në park, ku u fol për diskriminimin që personat e prekur nga virusi HIV pësojnë nga shoqëria e painformuar si dhe për mënyrat e luftimit të paragjykimeve ekzistente.

Ndër materialet informuese që u shpërndanë për qytetarët ishin edhe intervistat me mjekët infeksionistë. Mjeku Gentian Stroni për gazetën “Shëndet+” u shpreh se “përveç marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, një nga risqet më të larta të infektimit është marrja e sëmundjes përmes gjakut dhe hemorroideve të infektuara”.

Duke pasur parasysh se deri më sot nuk është i mundur shërimi ndaj infeksionit të virusit HIV, shoqata “Together for Life” vazhdon angazhimin në luftën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi duke realizuar stenda të tilla ndërgjegjësimi ku njerëzit, kryesisht të rinjtë, kanë mundësi të marrin informacionin e nevojshëm lidhur me shkaqet e marrjes së këtij virusi dhe format e parandalimit.

Aktiviteti parku Rinia 01 dhjetor 2015 (9)Aktiviteti parku Rinia 01 dhjetor 2015 (8)Aktiviteti parku Rinia 01 dhjetor 2015 (6)Aktiviteti parku Rinia 01 dhjetor 2015 (4)Aktiviteti parku Rinia 01 dhjetor 2015 (3) Aktiviteti parku Rinia 01 dhjetor 2015 (1) 01 dhjetor (6) Aktiviteti parku Rinia 01 dhjetor 2015 (10)
01 dhjetor (1)

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025