Dita Botërore e Larjes së Duarve/ Covid-i e theksoi veprimin që shpëton jetë

“E ardhmja në dorën tënde” është sllogani i Ditës Botërore të Larjes së Duarve për vitin 2021. Një gjest i thjeshtë por themelor, ne e dinim tashmë, por Covid e ka vënë theksin në këtë çështje. Në fakt, larja e duarve është një nga mënyrat më efektive për të ndaluar përhapjen e viruseve e baktereve, për të shmangur infeksionet gastrointestinal dhe për parandaluar infeksionet e frymëmarrjes.

Dita globale e larjes së duarve  është dita që i kushtohet këtij gjesti të thjeshtë ‘shpëtues të jetës’ e cila do të festohet më 15 tetor. Në vitin e gjysmë të fundit të pandemisë, Covid ka theksuar rëndësinë e higjienës së duhur të duarve. Edukimi në larjen e duhur me sapun dhe ujë, thekson CDC, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, organi i kontrollit të shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara, “mund të  zvogëlojë numrin e njerëzve që marrin diarre me rreth 23-40% , të zvogëlojë mungesat për shkak të sëmundjeve gastrointestinale te studentët me 29-57% , zvogëlon sëmundjet e frymëmarrjes , të tilla si ftohjet,

Sëmundjet infektive, në fakt, transmetohen me pikat e pështymës por edhe përmes sipërfaqes së duarve, e cila ndotet lehtë. “Kjo është arsyeja pse ato duhet të pastrohen shpesh dhe tërësisht, edhe në pjesët që i shpëtojnë pastrimit sipërfaqësor.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?