Dita Botërore e Luftës Kundër Tuberkulozit:”Të bashkuar t’i japim fund Tuberkulozit”

turbekuloz

Për Ditën Botёrore tё Luftёs kundёr Tuberkulozit 24 Mars 2016, OBSH i bёn thirrje qeverive, komuniteteve, shoqёrisё civile dhe sektorit privat, tё bashkohen pёr t’i dhёnё fund kёsaj sёmundjeje. OBSH dhe partnerёt promovojnё dialogun dhe bashkëpunimin, i cili bashkon individё dhe komunitete nё njё qasje tё re me qёllim shfarosjen e epidemisё sё Tuberkulozit.

Kёto pёrpjekje pёrfshijnё tё gjithё sektorёt, me qёllim qё tё shpejtojnё zhvillimin drejt arritjeve tё qëndrueshme, duke kontribuar kёshtu edhe nё fusha tё tjera, pёrfshirё eliminimin e varfёrisё, mbulimin universal shёndetёsor, shёndetin e nёnёs dhe fёmijёs, mbёshtetjen sociale dhe drejtёsinё.

Katёr nёntema tё cilat renditen pas tematikёs kryesore: “Tё bashkuar t’i japim fund Tuberkulozit” qё OBSH promovon janё:

  • Sё bashku ne mund tё parandalojmё TB duke i dhёnё fund varfёrisё.
  • Sё bashku ne mund ta diagnostikojmё, trajtojmё dhe kurojmё.
  • Sё bashku ne mund t’i japim fund stigmёs dhe diskriminimit.
  • Sё bashku ne mund tё nxisim punёn pёr kёrkime e studimeve tё reja.

Fakte pёr Tuberkulozin

  • Tuberkulozi (TB) ёshtё njё nga sёmundjet infektive vdekjeprurёse.
  • Nё 2014 9.6 milionë njerёz u sёmurёn me turbekuloz dhe 1.5 milionë vdiqёn nga sёmundja.
  • Rreth 95% e vdekjeve nga turbekulozi ndodhin nё vendet me tё ardhura tё ulëta dhe tё mesme. Turbekulozi renditet nё 5 shkaktarёt kryesorё tё vdekjes tek gratё e moshёs 15 – 44 vjeҫ.
  • Nё 2014 rreth 1 milionë fёmijё u sёmurёn me turbekuloz dhe 140.000 prej tyre vdiqёn nga sёmundja.
  • Turbekulozi ёshtё njё shkaktar kryesor i vdekjeve tek individёt Hiv pozitiv: nё 2015 1 nё 3 individё HIV pozitiv qё humbёn jetёn, shkaktar qe turbekulozi
  • Nё tёrё rruzullin nё 2014, rreth 480.000 njerёz patёn probleme me rezistencёn ndaj mjekimit me medikamente anti-turbekulozit
  • Rezultati qё duam tё arrijmё ёshtё ta ndalim TB. Incidenca e TB ka rёnё nga njё mesatare rreth 1.5 % nё vit qё nga 2000, ndёrsa tani ёshtё 185% mё i ulur se niveli i 2000.
  • Vdekshmёria ra nё 47% ndёrmjet viteve 1990 dhe 2015.
  • Afёrsisht 43 milionë jetё njerёzish janё shpёtuar nёpёrmjet diagnostikimit tё turbekulozit dhe trajtimit nё vitet 1990 – 2014.
  • Dhёnia fund e epidemisё sё turbekulozit nё 2030 pёrbёn njё nga objektivat shёndetёsore tё sё ardhmes.

 

 

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore