Dita Botërore e Mjedisit: “Shtatë bilionë ëndrra, një planet. Konsumo me Kujdes”

Dita Botërore e Mjedisit, që përkujtohet më datën 5 qershor të çdo viti, është një mundësi që njerëzit në të gjithë botën Ujvara 1të mendojnë rreth efekteve negative të shkatërrimit të mjedisit, si në nivel lokal ashtu dhe global. Ka shumë çështje ndërkombëtare të mjedisit që kanë nevojë për vëmendje urgjente, të tilla si Ndryshimi Klimatik, Biodiversiteti, Siguria Mjedisore, të cilat ndikojnë në shëndetin e planetit tonë, banorëve, florës dhe faunës së tij.

Më 5 qershor të vitit 1972, OKB-ja zhvilloi në Stokholm të Suedisë Konferencën e Parë të Mjedisit ku u miratuan “Manifesti i Mjedisit të Njerëzimit” dhe “Plani i Veprimeve”. Sipas propozimeve të Konferencës së Stokholmit, në tetor të vitit 1972, Asambleja e 27-të e Përgjithshme e OKB-së vendosi të krijojë “Programin e Mjedisit të OKB-së” dhe e caktoi zyrtarisht 5 qershorin si “Ditën Botërore të Mjedisit”. Qe nga viti 1974, Programi i Mjedisit i OKB-së cakton çdo vit një temë për Ditën Botërore të Mjedisit duke zhvilluar aktivitete përkatëse propaganduese për të forcuar ndërgjegjen e njerëzve për mbrojtjen e mjedisit dhe të ambjenteve ku jetojnë. Tema e këtij viti është “Shtatë bilion ëndrra. Një planet.Konsumo me Kujdes”/MM

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën