Dita Botërore e Shëndetit/ Manastirliu për punonjësit e shëndetësisë: Mirënjohje për sakrificën tuaj

Në Ditën Botërore të Shëndetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vlerësuar mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë, në përballjen me COVID-19.

“Dita Botërore e Shëndetit i gjen infermierët, mjekët, punonjësit tanë të shëndetësisë në vijën e parë të fronit me këtë armik të rrezikshëm. Një armik që me sy nuk duket por që shumëkujt në mbarë botën po ua merr njerëzit e dashur mu përpara syve. Sot, mirënjohja e të gjithëve shkon për ata që mbi përparësen e bardhë veshin çdo ditë armaturën mbrojtëse ne betejën e radhës në emër të jetës”, thotë Manastirliu.

Duke u shprehur se në spitalin infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” në Tiranë po bëhet një punë e jashtëzakonshme, Manastirliu bën thirrje për të gjithë qytetarët të respektojnë masat e vendosura, në mënyrë që t’ua shlyejmë sadopak borxhin që u kemi mjekëve dhe infermierëve, për t’u lehtësuar punën.

“Të gjithë këtyre luftëtarëve ne u kemi një borxh të madh. Një borxh që në këtë kohë të vështirë që po jetojmë mundemi t’ua shlyejmë pak e nga pak duke u’a lehtësuar mundin përballë sëmundjes, duke respektuar rregullat dhe duke u bërë bashkë aleatë besnikë të mjekëve dhe infermierëve tanë të mrekullueshëm”, mbyll videon falenderuese Manastirliu.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë