Dita Botërore kundër HIV/AIDS, aktivitet ndërgjegjësues pranë Parkut Rinia

Në kuadër të Ditës Botërore kundër HIV/AIDS (1 dhjetor) dhe fushatës “NO HATE SPEECH”, shoqata “Together For Life” dhe gazeta “Shëndet+” organizojnë një aktivitet ndërgjegjësimi (10:00 – 12:00) tek parku Rinia, Tiranë.

together 1 shendetno hate

 

 

 

 

 

 

Gjatë këtij aktiviteti do të shpërndahen materiale promovuese shëndetësore, si: gazeta, broshura apo intervista të printuara, të marra prej mjekëve profesionistë, si dhe do të flasim për diskriminimin që personat e prekur nga HIV/AIDS pësojnë nga shoqëria e painformuar.

Në një intervistë për gazetën “Shëndet+”, mjeku infeksionist Gentian Stroni thotë se “një masë efikase është përdorimi i kondomit mashkullor gjatë raporteve seksuale rastësore, po ashtu dhe ulja e numrit të partnerëve seksualë.

“Rëndësi ka evidentimi dhe eliminimi i donatorëve të gjakut që i përkasin kategorive të riskut ndaj infeksionit të virusit HIV, gjithashtu, kontrolli dhe ruajtja sipas standardeve e gjakut të dhuruar.

“Parandalimi fokusohet edhe në mospërdorimin e ageve dhe instrumenteve të tjerë mjekësorë të kontaminuara në ambientet spitalore. Gjithashtu, kjo masë duhet të shtrihet dhe të përdoruesit e drogave venozë, të cilët mund të përdorin të njëjtën age për disa persona te personat që realizojnë tatuazhe, akupunturë etj.”

Dita Botërore Kundër HIV/AIDS është shumë e rëndësishme për të rikujtuar rëndësinë e informimit të mirë shëndetësor për një jetë të gjatë e pa probleme.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim