Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë organizohet çdo vit në 28 prill. Kjo ditë ka për qëllim ndërgjegjësimin për parandalimin e aksidenteve dhe sëmundjeve në punë, dhe synon të përqendrojë vëmendjen në tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë. Në shumë vende të botës, institucionet shtetërore, sindikatat, organizatat e punëdhënësve dhe ofruesit e sigurisë dhe shëndetit organizojnë shumë aktivitete në këtë ditë.

Tema për Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë 2018 është:
“Siguria në punë për gjendjen e mirë shëndetësore të punëtorëve të rinj”

Këtë vit, Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë dhe Dita Botërore kundër Punës së Fëmijëve po bashkohen në një fushatë të përbashkët për të përmirësuar sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve të rinj dhe për t’i dhënë fund punës së fëmijëve.

Fushata synon të përshpejtojë veprimin për arritjen e synimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm për mjedise të sigurta pune dhe për më shumë siguri për të gjithë punëtorët deri në vitin 2030, si dhe
t’i japë fund të gjitha formave të punës së fëmijëve deri në vitin 2025. Arritja e këtyre synimeve kërkon një qasje të harmonizuar dhe të integruar për eliminimin e punës së fëmijëve dhe promovimin e një kulture për parandalimin e lëndimeve dhe përmirësimin e shëndetit dhe sigurisë në punë.

Sot në botë janë 541 milionë punëtorë të rinj nga mosha 15-24 vjeç. Këtu përfshihen 37 milionë fëmijë në punë të rrezikshme, të cilët përbëjnë më shumë se 15% të fuqisë punëtore në botë.
Ata vuajnë 40% më shumë se punëtorët e rritur deri në 25 vjeç nga plagë jofatale.

Shumë faktorë mund të ekspozojnë të rinjtë ndaj rreziqeve të sigurisë dhe shëndetit në punë. Këto mund të lidhen me stadin fizik dhe psikologjik të zhvillimit të tyre, me mungesën e përvojës në punë dhe trajnimeve, me njohjen e limituar të rreziqeve që lidhen me punën dhe paaftësinë për të kundërshtuar në mënyrë të argumentuar pranimin e punës dhe detyrave të rrezikshme.

Fushata e këtij viti thekson rëndësinë kritike të adresimit të këtyre sfidave dhe përmirësimin e sigurisë dhe shëndetit për punëtorët e rinj, jo vetëm për të promovuar punësim të denjë për të rinjtë, por edhe për t’i lidhur këto përpjekje në luftën kundër punës së rrezikshme dhe të gjitha formave të tjera të punës së fëmijëve.

Burimi: ISHP

 

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme