Dita Botërore e Zemrës/ Hapet pavioni i reanimacionit të kardiologjisë

Në Ditën Botërore të Zemrës, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përuroi reanimacionin e kardiologjisë dhe hemodinamikës në QSUT, ndërsa tha se së shpejti do të ndërtohet edhe spitali i ri i sëmundjeve të brendshme.

“Reanimacioni i Kardiologjisë në QSUT është një model i mirë që duhet përhapur në të gjitha spitalet e vendit, në mënyrë që sa më shpejt të shohim atë që të gjithë duam, një shërbim sa më cilësor për qytetarët”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Ne realizuam Urgjencën kardiake 24/7, duke shpëtuar 3 mijë jetë njerëzish nga nëntori i vitit 2015. Kemi hapur edhe dy qendra të reja hemodinamike, në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe në spitalin Rajonal të Shkodrës. Me paketat e kardiologjisë falas në sistemin jopublik kemi diagnostikuar dhe trajtuar më shumë se 5000 procedura/vit. Por shumë ende mbetet për të bërë. Do të zgjerojmë shërbimet për sëmundjet kardiovaskulare. Së shpejti, me laboratorin e ri të hemodinamikës në Fier”, premtoi Manastirliu.

29 shtatori është Dita Botërore e Zemrës. Specialistët e sëmundjeve kardiovaskulare flasin për statistika të frikshmë përsa i takon këtyre grup sëmundjeve duke thënë se 60% e vdekjeve shkaktohen nga problemet shëndetësore të zemrës.

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet