”Dita Ndërkombëtare e Grave“, marshim paqësor për mbrojtjen e të drejtave të grave në punë

Elona Tereziu

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, shoqatat e shoqërisë civile janë bashkuar sot në një marshim paqësor përballë institucioneve të larta të shtetit me qëllim tejçimin e zërit për mbrojtjen, fuqizimin dhe respektimin e të drejtave të  grave në vendin e punës.

Në këtë marshim, i cili startoi në orët e para të paradites, morën pjesë gra, vajza  e qytetarë të shumtë, të cilët me pankarta në duar, duke sfiduar edhe kushtet jo të mira atmosferike, ”protestuan” përballë institucioneve, Bashkisë, Kryeministrisë, Kuvendit, Presidencës për barazi dhe të drejta në vendin e punës.

Elena Beta, nga Shoqata Together For Life, si pjesë e ‘Alenca për të Drejtën në Punë’, theksoi se ky marshim simbolizon ngritjen e zërit për arritjet e kushteve sociale, politike dhe ekonomike të grave në Shqipëri, por edhe për dhunën dhe abuzimin që shumë gra janë ende duke vuajtur.

”Shoqata “Together for Life” është gjithmonë e fokusuar në çështjet që kanë lidhje me gratë dhe fuqizimin e tyre, duke i mbështetur në çdo sfidë. Unë besoj fort se çdo grua e ka vullnetin, përgatitjen e kurajën që, ashtu siç rrit me përkushtimin maksimal fëmijët e saj, me të njëjtin forcë të mbrojë  të drejtat e saj”.

Ndërkohë që Klaudio Pulaha, aktivist nga shoqëria civile, duke folur për gazetën “Shëndet +”  u bëri thirrje institucioneve publike që të drejtat e grave dhe vajzave të jenë prioritet.

”Marshimi i sotëm ishte një bashkëpunim midis organizatave të shoqërisë civile, të cilat punojnë me gratë dhe vajzat për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.  Megjithëse ditë me shi, kjo nuk na pengoi për të tejçuar zërin e grave dhe vajzave përballë institucioneve, Bashkisë, Kuvendit, Kryeministrisë, Presidencës. Siç ju e patë, kishte gra dhe vajza nga organizata të ndryshme, të cilat punojnë me komunitetin rom, egjiptian, vajzat dhe gratë me aftësi të kufizuara, vajzat dhe gratë në zonat rurale, për punësimin e tyre. Pra ishin një mori çështjesh që u ngritën dhe, pavarësisht se konsiderohet ditë feste, duhet që të drejtat e grave dhe vajzave të jenë prioritet për institucionet publike dhe shoqërinë shqiptare”.

Më shumë vlerësim dhe siguri për femrat kërkoi edhe Nexhi Muça e ardhur nga Pogradeci për t’ju bashkuar këtij marshimi.

”Megjithëse ne kemi bërë mjaft aktivitete edhe në qytetin tonë përgjatë gjithë javës, nuk ngurruam të vinin edhe sot në Tiranë. Në këtë ditë unë do të përcillja vetëm një mesazh për femrat. Luftoni për të drejtat tuaja dhe jini krenare për veten!”

Shoqata të tjera, si pjesë e Aleancës për të Drejtën në Punë ishin: Together For Life (TFL), Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), Qendra për të Drejtat e punës (CLR), Qendra për Popullsi dhe Zhvillim, Sindikata e Punonjësve të Postë-telekomit Shqiptarë, Sindikata e re e Naftëtarëve Shqiptare./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Zhvillime të mëtejshme në dizenjimin e barnave për trajtimin e infeksioneve virale
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri