Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, sfidë: kushtet e punës dhe etika profesionale

Denisa Canameti

12 maji është Dita Ndërkombëtare e Infermierit. Në kuadër të kësaj dite Urdhri i Infermierit të Shqipërisë organizoi sot një aktivitet me Presidentë të Urdhrit të Infermierëve të të gjithë rretheve, me infermierë, si dhe personalitete të tjera nga fusha e infermierisë. Në këtë konferencë i ftuar ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

infermiereNë fjalën e tij Presidenti i Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, Sabri Skënderi, theksoi se mbetet i angazhuar në misionin e tij për përmirësimin e sjelljeve etiko-profesionale të profesionistëve të kujdesit infermieror, siç janë infermierët, mamitë, fizio-terapistët, teknikët e laboratorit dhe imazherisë. Por në të njëjtën kohë Urdhri mbetet i angazhuar, edhe për ngritjen e nivelit të tyre profesional në nivelin që kërkon koha, në një nivel evropian. Këto kanë qenë dhe do të mbeten dy sfida të mëdha për UISH-në.

Ndërkohë, ministri Beqaj në fjalën e tij që në krye të herës theksoi rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm. “Edhe në Infermieristikë ne kemi një nivel universitar të formimit të këtij profesioni, por padyshim na duhet të vazhdojmë edhe me edukimin gjatë gjithë ushtrimit të profesionit, sepse shumë prej jush që kanë vite në këtë profesion, i kanë parë se si kanë evoluar teknikat e ndryshme, pajisjet që përdoren, e për pasojë, është e domosdoshme që të përditësojnë dijet dhe njohuritë e tyre” .

Përveç të tjerash ministri theksoi se Urdhri është një institucion i pavaruar dhe se Ministria nuk ka ndërmend të ndërhyjë në kompetencat e saj.

Sigurisht që infermieria shqiptare paraqet edhe problemet e veta, të cilat janë ngritur dhe do të vazhdojnë të ngrihen. Është e vërtetë që infermierët, edhe pse sillen herë pas here në qendër të vëmendjes së Ministrisë, vazhdojnë të kenë pagat më të ulta në Ballkan dhe në Evropë. Paga që nuk vlerësojnë punën dhe sakrificën e këtyre punjonjësve.

Shqetësim për këto grupime punjonjësish mbetet edhe sigurimi i kushteve të tyrë të punës. Shpesh ata janë përballur me rreziqen për jetën e tyre, sepse u mungojnë kushtet e punës. U mungojnë veshjet, mjetet mbrojtëse. Kujtojmë rastin e infermierëve që punojnë në shërbimin e psikiatrisë, këta të fundit shprehen se jo rrallë herë u janë thyer dhëmbët nga pacientët.

Edhe pse në ditë të tilla infermierëve u premtohet shumë, në fakt për ta është bërë dhe vazhdon të bëhet shumë pak.

Kjo ditë është e njohur si ditëlindja e Florenca Najtingeilit (Florence Nightingale), e cila quhet edhe si thememluesja e infermierisë në botë. Figura e Najtingeilit është një forcë udhëheqëse në fushën e infermierisë, ku arritja e saj më e madhe ishte pikërisht transformimi i Infermieristikës në një profesion të respektueshëm për gratë (edhe pse numri i infermierëve meshkuj është rritur shumë).

Postime të ngjashme

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë