Ditë Botërore Kundër Duhanit, Manastirliu: Imazhe të sëmundjeve të tmerrshme në çdo paketë

Në ditën Botërore kundër Duhanit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në një konferencë për shtyp se do të ndryshojnë imazhet në paketat e duhanit që do të shiten në Shqipëri, ku do të shfaqen imazhe të sëmundjeve të rënda.

“Brenda muajit qershor, do të miratohen imazhet e “sëmundjeve të tmerrshme”  që do të vendosen në paketat e duhanit dhe brenda vitit nga miratimi, edhe në Shqipëri, si në vendet e BE, imazhet e sëmundjeve të tmershme që shkakon duhanpirja do të jenë në cdo paketë që konsumohet në vendin tone”, deklaron ministrja.

Ministrja njoftoi gjithashtu se do të propozojnë disa ndryshime ligjore për të përmirësuar akoma më shumë ligjin që ndalon duhanin në ambientet publike.

“Duhani është shkaktar për 1 në 4 vdekje të shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare, ndaj ne do të forcojmë masat për frenimin e duhanpirjes në ambjentet publike”.

Në Shqipëri tre faktorët e rrezikut të vlerësuar si më të rëndësishëm që kanë ndikimin më të madh në barrën e sëmundjeve janë dieta e pashëndetshme, presioni i lartë i gjakut dhe duhanpirja. Vetëm duhanpirja është përgjegjëse për rreth 1 në 4 vdekje nga sëmundjet kronike. Gjithashtu 1 në 4 vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare ka në bazë duhanpirjen. Për tumoret ky ndikim është edhe më i lartë, duke arritur në mbi 83% të vdekjeve nga kanceri i mushkërive.

Në vendin tonë prevalenca ditore e duhanpirësve është rreth 48% te meshkujt mbi 15 vjeç, por vihet re një tendencë ulje. Ndërsa te gratë, ka një tendencë rritje nga 5 në 10%./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë