Ditët e Hapura të Shkollës Qendër Komunitare në shkollën “28 Nëntori”

Instituti Shqiptar për Çështjet Publike dhe Shkolla “28 Nëntori”, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Projekti IADSA në Shqipëri, organizojnë aktivitetin me titull:  DITËT E HAPURA të Shkollës Qendër Komunitare në shkollën “28 Nëntori”.

Kjo nisëm ka për qëllim organizimin e një sërë aktivitetesh mësimore, kulturore, artistike, sportive e krijuese në ambientet e shkollës me përfshirje të gjerë dhe me bashkëpunim me aktorë të rëndësishëm te komunitetit për të realizuar qëllime të përbashkëta. Aktiviteti do të organizohet tek Shkolla “28 Nëntori” në Shkodër, më 22 maj ora 11:30.

Rendi i aktiviteteve:

  • Aktivitete komunitare përpara fillimit të konferencës dhe vizitë e të ftuarëve në ambientet e shkollës ku po zhvillohen aktivitetet e “Ditës së Hapur”
  • Vizitë e shoqëruar në ambientet e shkollës ( Kabinetet Biologji, Kimi, Fizikë; Biblioteka e shkollës, muzeu) (Guidat 10 nxënës)
  • Trajnime të nxënësve nga prindër (4 prindër me tematikë: gjithëpërfshirjen, aspekte të ekonomisë një biznes i suksesshëm, mjek, inxhinier e mësues, ambienti: Klasat 12B, 12Ç, 11Ç, 10B )
  • Klubi i librit në klasën dixhitale (ambient: Klasa 11 C)
  • Lojra sportive brenda (shah, pingpong, ambient palestra e shkolles) dhe jashtë mjediseve të shkollës (terreni sportiv) lojra sportive
  • Prezantim Seksioni dygjuhësh italo – shqiptar ( ambienti: klasa 11A)
  • Prezantime: Klubet rinore dhe bashkepunimet. (ambienti: klasa 11B)
  • Prezantim i dy projekteve për realizim:
  • Qendra Burimore për luftën ndaj drogave dhe parandalimin e HIV-AIDS
  • Portali i gjimnazit SHQK
  • Konferenca

11:30 – Akomodimi i pjesëmarrësve dhe të ftuarve

11:40 – Fjala e hapjes nga drejtoresha e shkollës “28 Nëntori”, Znj. Albana Bushati

11:50 – Fjala përshëndetëse e Kryetares së Bashkisë Shkodër, Znj. Voltana Ademi

12:00 – Fjala përshëndetëse e përfaqësuesit të komunitetit të prindërve,

12:10 – Fjala përshëndetëse e Z./Znj….., ish nxënës/e i/e shkollës

12:20 – Fjala përshëndetëse e përfaqësueses së IADSA’s,

12:30 – Fjala përshëndetëse e drejtuesit të DAR-Shkodër

12.45 – Mbyllja e aktivitetit me një koktej/katering

 

Postime të ngjashme

Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital