Djegia e këmbëve, tregues i këtyre problemeve shëndetësore

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka 

“Djegia e këmbëve”- ndjesia e djegies në këmbë mund të jetë e lehtë ose në gjendje shumë të rënduar. Dhimbja nga ndjesia e djegies në këmbë shpeshherë ndikon në gjumin e natës. Në raste të veçanta, ajo shoqërohet me ndjesinë e shpimit me gjilpërë, nga mpirja dhe ndonjëherë nga të dyja këto.

Ndjesia e djegies në këmbë mund t’i referohemi dhe si therje në këmbë ose parestezia.

Shkaqet

Ndonëse lodhja ose infeksioni i lëkurës shkaktojnë përkohësisht ndjesinë e djegies në këmbë, ajo shpeshherë vjen si pasojë e dëmtimit nervor (neuropati periferike). Ky i fundit ndodh për shkaqe të ndryshme, ku përfshihet: diabeti, alkoolizimi, ekspozimi ndaj toksinave, mungesa e vitaminës B ose nga HIV/AIDS.

Disa nga shkaqet e ndjesisë së djegies në këmbë:

  • Abuzimi me alkoolin
  • Këmbët e atletit (infeksioni mykotik i këmbës)
  • Kimioterapia
  • Sëmundja kronike e veshkave
  • Neuropatia diabetike (dëmtimi nervor i shkaktuar nga diabeti)
  • HIV/AIDS
  • Hipotiretoza (tiroidi joaktiv)
  • Sindroma e tunelit tarsal
  • Anemia

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?

Kërkoni ndihmë mjekësorë nëse:

  • Ndjesia e djegies në këmbë shfaqet papritur, veçanërisht nëse jeni ekspozuar ndaj një lloj toksine.
  • Keni një plagë të infektuar, sidomos nëse vuani nga diabeti.

Lini një vizitë me mjekun nëse:

  • Vazhdoni të përjetoni dhimbje ndonëse keni disa javë që po trajtoheni në kushte shtëpie.
  • Vëreni që simptomat po përkeqësohen dhe bëhen më të dhimbshme.
  • Ndieni sikur djegia po përhapet në të gjithë këmbën.
  • Nuk i ndieni më këmbët apo gishtat e këmbëve.

Nëse ndjesia e djegies në këmbë është e vazhdueshme ose nëse nuk ka një arsye të dukshme, atëherë mjeku do të kryejë ekzaminime për të përcaktuar nëse vjen si pasojë e ndonjë gjendje të caktuar shëndetësore që shkakton neuropati periferike.

Burimi: Mayo Clinic / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje