Djersa, zgjidhja për të shëruar trupin tonë?!

Studimet mjekësore tregojnë se djersa e trupit është tepër e rëndësishme për shëndetin tonë. Pa tëtrupat tanë do të mbanin brenda helmet dhe lëkura jonë do të ishte e paaftë për të kuruar plagët

Përgatiti: Arlinda Gjypi

Djersa. Edhe përmendja e emrit tingëllon e pakëndshme. Ne kemi 2.6 milionë gjendra djerse në trup dhe për shumicën prej nesh, shqetësimi më i madh është antidjersatë parandalojmë një numër të këtyre gjendrave të mos punojnë normalisht duke na njollosur rrobat ose duke u bërë të papëlqyeshëm për njerëzit rrotull. Si rrjedhojë, e konsiderojmë djersën diçka të sikletshme dhe harxhojmë jo pak para duke blerë antidjersa apo deodorantë.

Por studimet mjekësore po tregojnë tashmë se djersa e trupit është tepër e rëndësishme për shëndetin tonë. Pa të, për shembull, trupat tanë do të mbanin brenda helmet dhe lëkura jonë do të ishte e paaftë për të kuruar plagët, një mënyrë unike për njerëzit.

Dihet prej një kohe të gjatë se djersitja është jetësore për të rregulluar temperaturën e trupit dhe se pasojat e dështimit të një gjëje të tillë do të ishin fatale për ne. Siç shpjegon George Havenith, profesor i psikologjisë ambientale në Britaninë e Madhe: E vetmja mënyrë që trupi të freskohet, është përmes djersës që e largon nxehtësinë duke e avulluar atë.

“Nëse nuk djersini, mund të tejnxeheni brenda gjysmë ore kur ushtroheni. Nëse temperatura e trupit tuaj shkon mbi 40, ju do të vuani lodhje nga nxehtësia, madje edhe goditje që mund të jenë fatale”.

Në fakt, ka një gjendje të quajtur anhidrozë, në të cilën trupi nuk djersin normalisht dhe i vë njerëzit në një rrezik të lartë për goditje nga nxehtësia, që mund të shkaktojnë dëme vdekjeprurëse në tru dhe organet e brendshme, sepse trupat nuk mund ta përdorin djersën për të larguar nxehtësinë nga lëkura.

djersaKjo fatmirësisht është një gjendje e rrallë, lidhet me dëmin e gjendrave të djersës nga një plagë ose (gjithashtu e rrallë) nga gjendja autoimunitare. Por gjithsesi kjo tregon rëndësinë e djersës në shëndetin tonë.

Rreziqet e mundshme e përpjekjes për të ulur djersitjen tregohen në një studim të fundit nga kërkues kanadezë.

Secili prej nesh ka një nivel të helmeve që mblidhen në trupat e tyre, falë faktit që arseniku, kadmiumi, plumbi, mërkuri janë të zakonshme në ambientin tonë dhe gjithashtu në ushqime.

Ne konsumojmë midhje, grurë apo edhe perime si brokoli, lakër, lulelakër, të cilat i thithin këto metale nga toka dhe sidomos nga duhani, i cili thith kadmium dhe hekur, sipas një studimi të botuar së fundmi.

Të katër metalet konsiderohen kancerogjene, si dhe janë të dëmshme për sistemin tonë nervor, zemrën, trurin dhe veshkat.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim