Djersisni shumë? Ja trajtimi modern i problemit

Përshëndetje! Doja të ju pyesja për diçka nëse keni mundësi. Jam 30 vjeç. Problemi im është se djersij shumë. Çfarë më këshilloni për këtë problem? Ju falënderoj!

Përgjigjet Albana Lufi, mjeke dermatologe

Djersitja e tepërt ( hiperhidroza ) në varësi të shkakut ndahet në parësore dhe dytësore. Djersitja e tepërt parësore është zakonisht qendrore, dhe mund të ketë një predispozitë gjenetike. Zakonisht fillon në fëmijëri ose ne adoleshencë. Djersitja e tepërt dytësore mund të vijë si pasojë e çrregullimeve endokrine, kryesisht çrregullimet e tiroides, diabeti, menopauza, medikamentet të  ndryshme etj.  Mund të jetë e lokalizuar ose e gjeneralizuar. Vendet kryesore ku shfaqet hiperhidroza e lokalizuar janë: sqetullat, pëllëmbët e duarve, shputat e këmbëve, fytyra, gjoksi, beli etj.

Personat që vuajnë nga prodhimi i tepërt i djersitjes kanë mjaft ankth dhe siklet, besim të ulët në vetvete, vështirësi në gjetjen e një pune, problem në jetën seksuale, madje edhe depresion.

Disa pacientë arrijnë deri në evitimin e  të  gjitha kontakteve sociale.

Trajtimi modern i djersitjes së tepërt në ditët e sotme është përdorimi i Botox (injektimi i toksinës botulinum tipit A). Para aplikimit bëhet një konsultë në mënyrë që mjeku të marrë informacion rreth sëmundjeve të tjera ose reaksioneve të mundshme alergjike. Nuk ka efekte anësore dhe mund të përsëritet në varësi të individit  pas 6 ose 9 muajve ose çdo fillim vere./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Impetigo Bakterial: Një infeksion i shpeshtë në sezonin e verës – Këshilla nga Dr. Tritan Kalo
Si trajtohet inkontinenca urinare (mosmbajtja e urinës) te meshkujt?
Si bëhet manaxhimi i një aritmie akute në hemodializë?
Dhimbjet kronike të veshit, mjekja: Duhet të trajtohet, shkakton probleme serioze
Cilat janë shkaqet e tamburizmit?