Mënyra më e efektshme për të treguar dhjetë vjet më pak, sidomos kur ke një lloj moshe? Të kesh një qen. Të jesh pronar i një kafshe dhe të bësh shëtitje me të kthen pas orën biologjike dhe ndihmon në të qenët aktivë dhe në formë, si dhe sjell të mira edhe për shëndetin mendor, duke parandaluar rënien në depresion.
Ky është studimi i fundit i kryer nga Universiteti i Shën Andresë, në Skoci, i publikuar në revistën “Preventive Medicine”. Studiuesit analizuan 547 vullnetarë, pronarë të një qeni, me një moshë mesatare 79 vjeç dhe që jetonin në rreth 100 km distancë. Për një periudhë prej 7 ditësh iu kërkua që të mbanin me vete një akselerometër kur dilnin për të bërë shëtitje dhe u kryen monitorime mbi nivelin e stërvitjes dhe parametrave të tjerë, si niveli i ankthit dhe depresioni.
Në fund rezultoi se ata që kishin një qen krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre ishin 12% më të tonifikuar dhe në formë, duke arritur një nivel fizik teorikisht të barabartë me një person 10 vjet më i ri. Dhe jo vetëm: gjysma e pronarëve të qenve që iu nënshtruan eksperimentit, rezultonin që kishin nivele të ulëta domethënëse të ankthit dhe depresionit krahasuar me personat e së njëjtës moshë që nuk zotëronin një kafshë.
“Kush ka një qen në shtëpi, ka një nivel aktiviteti fizik të barabartë me një person 10 vjet më të ri”, thotë doktori Zhiqiang Feng që drejtoi studimin. “Sigurisht kjo nuk i shton 10 vjet jetë një personi, por është një e mirë e madhe për të”./ Arlinda Gjypi


