Do të kesh fëmijë më të zgjuar? Fokusohu tek dieta e tij ushqimore

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Prindërit bëjnë gjithçka për fëmijët e tyre që të marrin nota sa më të mira në shkollë. Para se të tregoheni autoritar me ta, merrni në konsideratë këtë: një studim i ri trego se dieta ushqimore e një fëmije mund të ndikojë në mënyrë dramatike tek koeficienti i tij i inteligjencës.femije-i-zgjuar

Fëmijët që konsumojnë fruta, perime, peshk dhe të gjitha llojet e drithërave gjatë tre viteve të para të shkollës dalin me rezultate me të mira se bashkëmoshatarët e tyre që ushqehen jo mirë. Këto rezultate, të nxjerra nga Universiteti i Finlandës Lindore, kanë përjashtuar faktorë të tjerë, si socio-ekonomik, aktiviteti fizik,  pesha e fëmijës etj.

Studimi sugjeron se ushqimet ndikojnë në tru në një mënyrë që ne nuk e vlerësojmë as sa duhet, dhe mund të sigurojë të dhëna të rëndësishme për  politikëbërësit e shëndetit publik në të gjithë botën.

Në studim u përfshinë 161 fëmijë të moshës 6-8 vjeç, të cilët u monitoruan nga klasa e parë deri në të tretën. Cilësia e dietës u analizua me anë të ditarëve të ushqimit ndërsa aftësitë akademike me anë të testeve të standardizuara. Dieta konsiderohet më e shëndetshme kur është sa më e afërt me “dietën e detit baltik” (e pasur me perime, fruta, peshk, drithëra, yndyra të pangopura dhe më pak mish të kuq, produkte të sheqerit dhe yndyra të pangopura).

Studimi tregoi se fëmijët dieta e të cilëve ishte  pasur me perime, fruta, drithëra, peshk dhe yndyra të pangopura, dhe më pak sheqerna, dolën me rezultate më të mira në testet e të mësuarit. Fëmijët që u ushqyen shëndetshëm shfaqën gjithashtu më shumë progres në aftësitë e të mësuarit midis klasës së parë dhe të tretë, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre që u ushqyen jo shëndetshëm.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?