Do të mësosh diçka shpejt? Merr një sy gjumë më parë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Imagjino sikur sa ke filluar të mësosh diçka të re, për shembull, si të flasësh spanjisht. Mënyra më e mirë për të memorizuar një informacion të ri është të praktikohesh. Por, ka edhe një hap tjetër që nuk duhet ta kapërcesh: gjumi.gjume

Duket e çuditshme, por një studim i ri, i publikuar tek revista “Psychological Science”, konfirmon se përsëritja e një informacioni të ri, e shoqëruar me gjumin, ndihmon në memorizimin për një kohë të gjatë të informacionit.

Gjatë studimit, dy grupe mësuan dhe praktikuan një gjuhë të huaj. Gjysma mësoi në mëngjes dhe natën në një ditë të vetme, ndërsa gjysma tjetër mësoi në mbrëmje, fjeti gjatë natës dhe filloi të mësonte sërish mëngjesin tjetër. Gjatë shqyrtimit të rezultateve pas një jave dhe pastaj pas gjashtë javësh, udhëheqësit e studimit zbuluan se gjumi mes seancave të të mësuarit jo vetëm që përgjysmoi nevojën për praktikë, por siguroi gjithashtu memorizim të informacionit për një kohë më të gjatë.

Burimi: PureWow / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?