Dobitë e të fjeturit në anën e majtë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Të gjesh pozicionin e duhur kur fle nuk është e thjeshtë. Mbase pasi të lexoni këtë artikull do ta kuptoni se është më mirë të flini në anën e majtë. Doktori John Douillard shpjegon se pse është më mirë të flini në anën e majtë për t’i dhënë trupit pushimin dhe rahatin e kërkuar.gjume1

Shtylla kurrizore dhe frymëmarrja – Gjatë gjumit është ide e mirë të flini anash. Në rast se flini me kurriz, kjo vendos shumë presion në pjesën fundore të shpinës dhe pjesën e vitheve dhe e lë shtyllën kurrizore në një gjendje pezull, gjë që është shumë e dëmshme në efektin afatgjatë. Nëse vendosni të flini në stomak, kjo mënyrë sforcon shpinën dhe qafën. Mbi të gjitha fjetja anash siguron sasinë optimale të ajrit në mushkri.

Tretja – Për vetë mënyrën se si është krijuar pjesa e brendshme e trupit, procesi i tretjes së ushqimit do të kryhet më shpejt nëse flini në anën tuaj të majtë. Në atë pozicion, ushqimi udhëton me shpejtësi më të madhe midis së hollë dhe asaj të trashë Rekomandohet që pasi të konsumoni vaktin, të shtriheni për 10 minuta në anën tuaj të majtë për të ndihmuar në një tretje më të mirë të ushqimit dhe të shëroheni më shpejt nga ‘zënia e bukës’.

Rrjedhja e limfës – Pjesa më e madhe e sistemit limfatik është i pranishëm në pjesën e majtë të trupit dhe kur ka ndonjë bllokim në këto sistem ai shfaqet më së shpejti në anën e majtë. Kështu që kur ju flini në anën e majtë, po e lejoni gravitetin të heqë disi presionin që shkakton qarkullimi i limfës nga zemra dhe shpretka, duke qenë se të dyja gjenden në anën e majtë të trupit.

Të  gjitha këto pika  e shpallin pa dyshim anën e  majtë fituese, por nëse do t’ju duhet të bëni ndryshime bëjini ato ngadalë, sepse ndryshimi i forcuar i menjëhershëm mund t’i përkeqësojë gjërat, duke shkaktuar pagjumësi.

Burimi: Healthy Life Byte / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!
Çfarë i bën dashuria trupit
Raport mjekësor për menstruacionet? Nuk është një e drejtë ekstra, ka gra që shtrohen në spital
Gjuha e verdhë