Doktor, a mund të kryhet rikonstruksioni i gjoksit?

Përgjigjja nga kirurgu plastik Sokol Isaraj:

Rikonstruksioni i gjoksit është trendi bashkëkohor i kirurgjisë plastike. Të rikonstruktosh gjoksin do të thotë thjesht dhe shqip: ta rindërtosh atë. Ka dy terma që duhen saktësuar. Sot flitet shumë për kirurgji onkoplastike. Kirurgji onkoplastike me fjalë të tjera do të thotë të heqësh ca gjendra të gjirit me mënyra të tilla që të mos prishësh formën e gjoksit.

gjoksi 2Kirurgjia rikonstruktive është shkalla më e lartë e kirurgjisë onkoplastike. Në rastin e rikonstruksionit të plotë të gjoksit e gjithë gjendra e gjoksit është hequr dhe duhet rindërtuar. Kur hiqen vetëm pjesë të gjendrës, përdoren metodat onkoplastike, që në njëfarë mënyre përdorin dhe riorganizojnë pjesën e mbetur të gjirit, në mënyrë të tillë që gjoksi ndryshon pak ose aspak formën e tij. Pra, kirurgjia rikonstruktive e gjoksit bëhet në të gjitha ato femra që për arsye kryesisht të një kanceri e kanë humbur njërin ose të dy gjokset. Në bazë të materialit që përdoret për rikonstruksion, ky mund të jetë:

1. Rikonstruksion autolog, kur përdoren inde të vetë pacientes. Metodat autologe shfrytëzojnë lëkurën dhe dhjamin e pjesëve të tjera trupore për t’i dhënë formë gjoksit të ri, kryesisht nga barku, por jo rrallë edhe nga kurrizi, vithet, pjesa e brendshme e kofshëve, ose edhe nga pjesa e pasme e saj. Gjithë arti qëndron në transferimin e masës së duhur për në gjoks, por pa shkaktuar deformim të madh në zonat ku kjo masë merret (zonat donatore ose dhuruese siç i quajmë në gjuhën mjekësore).

2. Rikonstruksion me implant. Në këtë rast përdoret një protezë silikoni e ngjashme me atë që përdorim kur zmadhojmë gjoksin.

3. Rikonstruksioni i përzier bëhet atëherë kur kombinohen të dyja metodat e mësipërme.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni