Doktor Pipero tregon se kur duhet bërë doza e tretë e vaksinës

Doktor Pëllumb Pipero i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka treguar se kur duhet bërë doza e tretë e vaksinës.

Po ashtu ai nuk përjashtoi mundësinë që vaksina të bëhet edhe çdo 6 muaj, si e vetmja armë e fortë për njerëzimin nëse variante të tjera pas Omicron dalin në qarkullim.

“Çdo vaksinë ka protokollin e saj. Vaksina J&J që ne nuk e kemi, doza e dytë është e barasvlefshme me dozën e tretë te Pfizer bëhet pas dy muajsh. Kurse sa i takon Pfizer ose Moderna-s bëhet pas 5-6 muajsh. Dua ta qartësoj mirë se prania e antikorpeve është një armë shumë e mirë për të mos u infektuar dhe nëse infektohemi ta kalojmë shumë lehtë edhe Omicronin. Ndaj fuhet të mirëkuptohemi edhe për dozën e tretë. Edhe në Austri e Izrael po diskutohet legalizimi i dozës së katërt.

Nëse kjo pandemi zgjat shumë dhe nëse do kemi variante të tjera pas Omicron del e domosdoshme pasja në qarkullim e antitrupave si armë e gatshme mbrojtje. Kjo do të thotë se ndoshta çdo gjashtë muaj do duhet të bëjmë një vaksinë. Nuk ka asnjë arsye që të mos bëhet”, tha doktor Pipero.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve