Një vajze mund t’i vijnë menstruacionet në çfarëdo çasti, midis moshës dhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Sot, ndodh shpesh që vajzave t’u vijnë në moshë më të re sesa më parë. Janë të shumtë faktorët që ndikojnë, edhe pse shumica e tyre janë të panjohur. Shumica e simptomave janë të trashëguara; menstruacionet nuk bëjnë përjashtim.
Një tjetër faktor është pesha, sepse indi dhjamor prodhon estrogjene. Vonesat në ardhjen e menstruacioneve të para janë të rralla, por, në rast se i ke mbushur të gjashtëmbëdhjetat dhe ende nuk të kanë ardhur, bëj një vizitë te gjinekologu.


