Doktori grushton pacientin, i cili vdes

Një mjek ka goditur me grusht një pacient, i cili u përplas përtokë dhe si rrjedhojë gjeti vdekjen. Gazeta britanike “The Guardian” bën të ditur se videoja që tregon përplasjen u publikua në një nga televizionet shtetërore ruse, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në dhjetor në një spital në qytetin Belgorod të Rusisë.

Sipas hetimit të kryer rezulton se kirurgu Ilia Zelendinov ka goditur pacientin 56-vjecar, pasi ky i fundit kishte goditur më parë infermieren në dhomën e konsultës.

Videoja tregon se mjeku e ka shtyrë fillimisht pacientin duke i thënë: “Pse e preke infermieren?”. Pastaj e shtyn që të dalë nga dera. Kur pacienti kthehet sërish në dhomë, ai e godet me grusht. Më pas mjeku godet disa herë me grushta personin që shoqëronte pacientin, pa kuptuar se pacienti përtokë ishte në gjendje të rëndë.

Pas autopsisë rezultoi se shkak për vdekjen e pacientit ishte goditja e kokës në dysheme. Policia tha se mjeku nuk akuzohej për vrasje, pasi nuk kishte qenë qëllimi të vriste pacientin. “Nëse pacienti nuk do të kishte përplasur kokën në dysheme, ai nuk do të kishte vdekur”, thanë hetuesit./ Arlinda Gjypi

https://www.youtube.com/watch?v=60d-7OtlqbI

Postime të ngjashme

E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik