Doktori operon arushin prej pelushi të vogëlushit të sëmurë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një mjek kanadez ka kryer një operacion shumë të veçantë, pa anestezi, të një arushi prej pelushi. Edhe pse nuk kishte eksperiencë të mëparshme në këto ndërhyrje kirurgjikale, dr. Daniel McNeely pranoi që të operonte arushin prej pelushi me kërkesë të vogëlushit Jackson.

Jackson McKie, 8 vjeç, ishte duke hyrë në sallën e operacionit kur i kërkoi mjekut nëse mund të operonte edhe arushin e tij.

8-vjeçari ka vuajtur që në lindje nga një problem mendor dhe që në fillim dr. McNeely ka qenë një nga neurokirurgët kryesorë.


“Si mund t’i thosha jo?”, shkroi dr. McNeely në një postim në Twitter së bashku me disa foto gjatë operacionit të arushit.

Postimi është shpërndarë deri tani më shumë se 7000 herë.

Të dy pacientët e vegjël,  Jackson dhe arushi i tij, po e rimarrin veten pas operacioneve të suksesshme.

Jackson vuan nga hidrocefalus, një akumulim i lëngjeve në pjesën cerebrospinale.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?