Dokumenti: Të gjithë tenderat do t’i bëj vetë

beqaj 3

Më 28 Dhjetor 2015, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka firmosur një urdhër që u heq të drejtën të gjitha spitaleve rajonale anembanë vendit për të realizuar procedura tenderimi mbi shumën e 800 mijë lekëve për blerjen e barnave ose të materialeve mjekësore.

Urdhri i firmosur nga Beqaj është përqendrim dhe monopolizim i paprecedentë i kompetencave të spitaleve rajonale, të cilat jo shumë vite më parë fituan disa të drejta për vetë-menaxhimin e tyre në kuadër të procesit të decentralizimit dhe rritjes së efiçencës.

Beqaj ka ngritur një Grup-Pune që do të shërbejë si njësi prokuruese për të gjitha spitalet, do të jetë kjo njësi që do të marrë kërkesat e spitaleve mbi nevojat që ato kanë për barna dhe mjete spitalore dhe më pas i njëjti Grup-Pune do të zhvillojë dhe procedurat e tenderimit për të gjitha ato blerje që janë mbi 800 mijë lekë.

Në grupin e punës prej 4 personash spikat dhe prezenca e zonjës Shpresa Bello, e cila është dhe kunata e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj.

Beqaj ka firmosur këtë urdhër vetëm dy ditë para festimeve të Vitit të Ri 2016 dhe ngjarja ka kaluar pa shumë bujë, por efektet kanë nisur të ndihen.

Zbatimi i këtij urdhri ka nisur të shkaktojë dhe vonesat e para në furnizim, por nuk është kjo më e rëndësishmja, pasi urdhri po krijon monopolizimin në një grusht biznesmenësh për barnat dhe mjetet spitalore.

Ky urdhër i Beqajt erdhi vetëm pak kohë pasi ai suprimoi dhe shkriu disa qindra vende pune në spitalet rajonale, ndërsa paralelisht Beqaj vijon me instensifikimin e koncensioneve në shëndetësi duke ua dhënë privatëve shërbimet.

Pas suprimimit dhe shkrirjes së qindra vendeve pune në spitale dhe përqendrimit të tenderave në një grusht njerëzish që janë të besuarit e tij dhe kryeministrit, Beqaj ka goditur dhe tkurrur mundësitë dhe funksionet e këtyre spitaleve. të cilat po trajtohen sikur të ishin qendra shëndetësore të ndonjë fshati me 150 banorë. / HashtagAL

beqajbeqaj1

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak