Domatja dhe efektet e saj pozitive në shëndet

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Në rast se e keni pyetur ndonjëherë veten, domatja është teknikisht një frut, sepse ka fara në brendësi dhe rritet nga lulja e verdhë e bimës. Por kur vjen puna tek ushqyerja domatja konsiderohet si perime dhe ka një sërë përfitimesh shëndetësore.

  1. Domatet janë një burim shumë i mirë vitaminash

Vetëm një domatë mund të sigurojë rreth 40% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës C. Për më tepër domatet përmbajnë vitaminë A, që përmirëson imunitetin, shikimin dhe shëndetin e lëkurës, vitaminë K, që është e mirë për kockat dhe kalium, një lëndë ushqimore kyç për funksionin e zemrës, kontraktimin e muskujve dhe ruajtjen e balancës së lëngjeve dhe nivelit të shëndetshëm të tensionit të gjakut.

  1. Ato mbrojnë shëndetin e zemrës

Domatet përmbajnë një antioksidant të quajtur likopen, që i jep dhe ngjyrën e kuqe.Ky antioksidant është shumë i mirë për shëndetin e zemrës dhe ul riskun e vdekjes tek njerëzit me sindromë metabolike, një grup problemesh shëndetësore që rrisin riskun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe goditjes në tru.

  1. Përmirëson shëndetin tretës

Lëngjet dhe fibra tek domatet mund të ndihmojë të kaloni kapsllëkun. Por, tregoni kujdes, sepse në disa njerëz aciditeti nga domatet e gatuara mund të shkaktojë apo të përkeqësojë refluksin acid apo mostretjen.

  1. Ndihmon me menaxhimin e diabetit

Domatet mund të jenë një ushqim mbrojtës për personat me diabet të tipit 2. Në një studim, personat me diabet që konsumuan domate të gatuara për 30 ditë përjetuan një ulje të peroksidimit të lipideve, nje reaksion zinxhir ku substanca të quajtura radikale të lira sulmojnë yndyrnat, duke çuar në dëmtime që rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme sepse diabeti dyfishon riskun për goditje cerebrale dhe atak kardiak.

Burimi: Health

Postime të ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para