Domatja me hormone, ministri Panariti: E krijuar me fotoshop!

Domate1

“Domatja është bërë me fotoshop për të krijuar panik tek njerëzit”. Ky është justifikimi që japin qeveritarët tanë për produktet vendase që po rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Pak ditë më parë gazeta “Shëndet+” publikoi foton e një domateje që i kishin mbirë filizat nga brenda (lexo këtu) të siguruar nga lexuesit e saj. Fotoja tregoi mbi rreziqet e ushqimeve që blejmë çdo ditë.

Por, ndërsa për qytetarët ky është një fenomen alarmues, për qeveritarët tanë nuk është asgjë për t’u shqetësuar.

I ftuar në emisionin “Eko-Politikë” të gazetares Aurora Sulçe, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, u shpreh se “fotoja me domate është bërë me fotoshop për të përhapur panik tek qytetarët”. Sipas tij, produktet shqiptare janë tërësisht të sigurta, por janë vetë njerëzit që duan të stigmatizojmë produktet vendase dhe të krijojnë situata të paqena.

Siç duket, ministri ka harruar që vetëm pak ditë më parë, Maqedonia ndaloi kalimin e ushqimeve të ashtuquajtura “bio shqiptare” dhe “të sigurta” duke deklaruar se ato “përmbajnë substanca helmuese”.

Në vend që të japin justifikime të tilla, qeveritarët tanë duhet të kontrollojnë më mirë produktet që po rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Postime të ngjashme

Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak