Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Për këmbë të bukura dhe të tonifikuara ka mënyra shumë të thjeshta, që ndoshta as nuk e keni menduar. Maskë me mjaltë dhe të verdhë vezë.
Kjo maskë me mjaltë është e shkëlqyer për kujdesin e këmbëve, pa qenë nevoja të frekuentoni qendrat kozmetike. Aplikoni mjaltin në këmbë dhe lëreni të veprojë për 2-3 orë. Këtë procedurë mund ta bëni para se të shkoni në shtrat dhe ta lini maskën gjatë gjithë natës.- Përzieni 1 të verdhë veze, një lugë çaji lëng limoni dhe gjysmën e një lugë gjelle niseshte. Aplikoni përzierjen në këmbë dhe pasi të thahet, lani këmbët me ujë të ngrohtë dhe aplikoni krem hidratant. Kjo maskë ndihmon për të rivendosur elasticitetin dhe butësinë e këmbëve tuaja.
Burimi: http://goodmorningcenter.com/


