Doni të balanconi hormonet? Pudingu me avokado është mënyra më e mirë, ja si ta përgatisni!

Përgatiti për gazetën “shëndet+”: Elena Beta

avokado3Kjo recetë mund të përgatitet shpejt dhe me lehtësi, si dhe mund t’ju  sigurojë përfitime të shumta shëndetësore.

Avokadot kanë veti të fuqishme antiestrogenike. Ato ngrenë nivelet e testosteronit tek meshkujt dhe progesteronit tek femrat.

Për më tepër, avokadot kanë veti të fuqishme anti-plakje.

Ushqyesit që ato përmbajnë, depërtojnë thellë në strukturat qelizore, duke aktivizuar prodhimin e energjisë dhe duke rritur funksionin e qelizave.

Duke qënë se përfitimet e avokados janë të shumta një mënyrë e mirë për t’i përfshirë në dietën tuaj është dhe kjo recetë e mrekullueshme:

Përbërësit:

  • 3 avokado
  • 3-6 lugë qumësht kokosi
  • 2 lugë mjaltë të papërpunuar
  • 1/4 filxhan pluhur kakao
  • Vaj kokosi 2 lugë çaji
  • 1 lugë çaji vanilje

Metoda e përgatitjes:

Shtoni avokado, qumësht kokosi, mjaltë, vaj kokosi, pluhur kakao dhe vanilje në blender dhe përzierjeni  për një minutë, në mënyrë që të merrni një përzierje homogjene. Lereni në frigorifer për gjysmë ore dhe pudingu është gati për t’i shijuar!

Burimi: healthy-holistic-living/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe