Doni të dobësoheni? Merrni transportin publik

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Sipas një studimi të ri të publikuar tek revista “The Lancet Diabetes & Endocrinology”, njerëzit që duan të humbasin peshë, duhet të marrin transportin publik, pasi aty mund të kryejnë më shumë aktivitet fizik.transport publik

Ekspertët tek Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër monitoruan të dhënat e më shumë se 150 mijë britanikëve të moshës nga 40-69 vjeç. Ata zbuluan se njerëzit që ecin në këmbë ose me biçikletë kur shkojnë në punë janë më të dobët se ata që udhëtojnë me makinë.  Madje edhe ata persona që udhëtojnë me transportin publik janë më të dobët se drejtuesit e makinave.

Krahasuar me përdoruesit e makinave, meshkujt që përdornin transportin publik peshonin 2.2 kg më pak, ndërsa ata që udhëtonin ndonjëherë me transportin publik, ndonjëherë në biçikletë ose në këmbë, peshonin 3.1 kg më pak. Sa i përket femrave, diferenca ishte 1 kg dhe 2 kg, respektivisht.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Lia e majmunëve mund të zgjasë me muaj
Dieta 3-­javore e shëndetshme: Humbisni 7kg në 3 javë
Ujë me fara chia dhe limon esëll në mëngjes: Përveç rënies në peshë, ja përfitimet e pafundme që merrni
Qershitë dhe vetitë e pafundme shëndetësore: Nga vetitë anti-nflamatore deri tek ato anti-plakje