Doni të humbisni në peshë dhe të ulni kolesterolin? Hani arra

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Harrojeni sallatën dhe çajin jeshil, arrat janë çelësi kryesor për humbjen në peshë. Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i një diete ushqimore të pasur me arra dhe vaj ulliri çon në rënien në peshë, ashtu si dieta ushqimore e pasur me karbohidrate dhe me më pak yndyra.arra

Arrat janë gjithashtu të mira për problemet me zemrën dhe uljen e kolesterolit. Ekspertët e dietave ushqimore rekomandojnë që të konsumoni çdo ditë arra.

Autorja e studimit, Dr. Cheryl Rock, në Shkollën Mjekësore “San Diego” në Universitetin e Kalifornisë, thotë se ka mbetur e habitur nga rezultatet. “Ajo çka të habit më shumë nga ky studim është se, edhe pse arrat janë të pasura me yndyra dhe kalori, dieta ushqimore e pasur me arra çon në rënien në peshë ashtu si një dietë ushqimore me më pak yndyra.

“Duke marrë parasysh rezultatet e këtij studimi, si dhe studimet e mëparshme të lidhjes së arrave me shëndetin e zemrës dhe peshën, ne ju rekomandojnë që të konsumoni çdo ditë arra”.

Për të arritur në këtë përfundim, ekipi monitoroi 245 femra obeze dhe mbipeshë të moshave nga 22-27 vjeç për një vit rresht. Ata i ndanë në tre grupe me dieta ushqimore të ndryshme: Një dietë e pasur me karbohidrate dhe me më pak yndyra, një dietë e pasur me yndyra dhe me më pak karbohidrate, dhe një dietë e pasur me arra dhe yndyra, dhe me më pak karbohidrate.

Grupi i fundit konsumoi çdo ditë rreth 43 gramë arra. Pas gjashtë muajsh, të gjitha femrat humbën pothuajse 8% të peshës fillestare. Edhe grupi i femrave që konsumuan një dietë të pasur me arra humbën gati të njëjtën peshë, por shfaqën përmirësime në nivelet e kolesterolit krahasuar me dy grupet e tjera. Më specifikisht, ra niveli i kolesterolit të keq LDL, dhe u rrit niveli i kolesterolit të mirë HDL.

Burimi: Daily Mail /https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara
Ministrja e Shëndetësisë: Nga shtatori, Check-Up mund ta bëjë çdo qytetar mbi moshën 35 vjeç
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur