Doni të keni fëmijë inteligjentë? Konsumoni shumë fruta gjatë shtatzënisë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Gratë shtatzëna që konsumojnë shumë fruta gjatë shtatzënisë kanë fëmijë më inteligjentë, kanë zbuluar shkencëtarët.

femije inteligjente

Foshnjat, nënat  e të cilëve konsumojnë shumë fruta, duke filluar nga bananet deri tek luleshtrydhet, kanë koefiçent më të lartë inteligjence. Ndikimi nuk është i njëjtë nëse fëmijët ushqehen vetë me fruta në vitet e para të lindjes.

Ekspertët e zhvillimit të fëmijëve në Kanada testuan më shumë se 800 fëmijë të moshës 1 vjeç, nënat të cilëve ishin bërë pjesë e një studimi ndërkombëtar gjatë shtatzënisë. Ata më pas krahasuan rezultat e testeve, ku matën aftësitë e të të mësuarit dhe kujtesën e të sapolindurve, me sasinë e frutave që nënat e tyre kishin konsumuar gjatë shtatzënisë.

Në fund të studimit ata dolën në përfundimin se sa më shumë fruta të konsumojnë nënat gjatë shtatzënisë, aq më inteligjentë janë fëmijët e tyre. Për çdo racion fruta të konsumuara çdo ditë nga nënat, rezultatet e testeve ishin mesatarisht 2.38% më mirë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive