Kryefaqja Box 3 Doni të keni fëmijë të suksesshëm? Ja sekreti

Doni të keni fëmijë të suksesshëm? Ja sekreti

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Nëse doni të keni fëmijë të suksesshëm, duhet t’i lindni ato në moshë më madhore. Sipas një studimi të ri, nënat që lindin në moshë më të madhe kanë fëmijë më të shëndetshëm, më të gjatë dhe më të edukuar se ato që lindin në moshë më të re. Studimi është kryer nga Mikko Myrskyla, udhëheqës i Institutit Max Planck për Kërkimet Demografike dhe kolegu i tij Kieron Barclay tek Shkolla Ekonomike në Londër.femije te suksesshem

Shkencëtarët përdorën të dhënat e 1.5 milionë meshkujve dhe femrave suedezë të lindur mes viteve 1960-1991, dhe ekzaminuan lidhjen midis moshës kur nënat kanë lindur fëmijët, dhe gjatësinë, shëndetin fizik, notat në shkollë dhe nivelin arsimor të fëmijëve.

Në fund ata zbuluan se nënat që lindin në moshë më madhore, madje edhe mbi moshën 40 vjeç, kanë fëmijë më të gjatë, me nota më të mira në shkollë dhe shumica prej tyre kanë mbaruar edhe universitetin.

Sipas shkencëtarëve, arsyeja është se me kalimin e viteve mundësit për edukimin fillojnë të rriten, ndërsa njerëzit bëhen më të shëndetshëm. Studimi është publikuar tek revista “Population and Development Review”.

Pavarësisht përfitimeve të lindjes në moshë madhore, siç sugjeron edhe ky studim, ka edhe studime të tjera që sugjerojnë se amësia në moshë madhore rrit  probabilitetin për prekje të fëmijës nga sindroma daun, sëmundja e alcajmerit, hipertensioni dhe diabeti.  Një tjetër studim i publikuar para disa javësh (lexo këtu) sugjeron se femrat që lindin për herë të parë pas moshës 40 vjeç janë më të rrezikuara të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here