Dorëhiqen 8 mjekë? Reagon QSUT: Ja si qëndron e vërteta

Pas situatës së krijuar në QSUT, ku mjekët e urgjencës së sëmundjeve të brendshme paralajmëruan dorëheqjen, ka reaguar drejtoria e QSUT-së.

Në një njoftim për shtyp, zëdhënësi për mediat pretendon se lajmi është krejtësisht i pavërtetë dhe se puna në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme nuk është ndërprerë për asnjë moment.

Në njoftim nuk përmendet fare letra që i është dërguar sot drejtorisë së QSUT-së, e cila është firmosur nga 8 mjekë të këtij spitali, por vetëm kundërshtohen deklaratat për mungesë barnash apo pajisjesh mjekësore në Urgjencën e QSUT-së.

Lexoni njoftimin e plotë nga QSUT:

Në vazhdim të disa lajmeve të pavërteta që kanë qarkulluar në disa media ditën e sotme, Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik se puna në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme nuk është ndërprerë për asnjë moment. Të gjithë mjekët që punojnë në këtë shërbim janë në punë dhe në asnjë rast nuk është ndërprerë shërbimi ndaj pacientëve. Përkundër disa deklaratave lidhur me mungesë barnash dhe materialesh mjekimi në Urgjencën e QSUT, bëjmë me dije se urgjenca furnizohet rregullisht sipas kërkesave. Duke falenderuar qytetarët për besimin që kanë tek ekipet mjekësore të QSUT, njëherësh ju kërkojmë atyre që të drejtohen sa më pranë vendbanimit të tyre për të marrë shërbimin mjekësor. Kjo do të reduktojë flukset e shtuara dhe mbingarkesat e panevojshme në QSUT dhe pacientët do të drejtohen në qëndrën tonë spitalore vetëm kur të jetë e nevojshme. Edhe një herë i garantojmë qytetarët se do të jemi gjithnjë në gadishmëri për t’ju shërbyer sa herë të kenë nevojë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet